“Sigurimi ndaj katastrofave natyrore, prioritet kombëtar” - Ibrahimaj: Politika afatgjata dhe mekanizma më të fortë financiarë për përballimin e dëmeve

Nëpërmjet politikave afatgjata mund të garantojmë një mbrojtje më të mirë ndaj fatkeqësive natyrore. Kështu është shprehur Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, në Forumin ndërkombëtar mbi menaxhimin e rreziqeve nga katastrofat natyrore dhe modelet efektive të sigurimit dhe risigurimit për mbulimin e tyre, organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në bashkëpunim me Shoqatën e Siguruesve të Shqipërisë dhe AON Reinsurance.
Sipas saj, hartimi në mënyrën e duhur dhe miratimi i legjislacionit për sigurimin e detyrueshëm ndaj përmbytjeve dhe tërmeteve është thelbësor.
“Nuk duhet të përqendrohemi vetëm te politikat afatshkurtra apo afatmesme. Qeveritë duhet të ndërtojnë politika afatgjata që garantojnë stabilitet ekonomik, siguri fiskale dhe qëndrueshmëri për vendin. Shqipëria sipas vlerësimeve të Bankës Botërore mbetet ndër vendet me ekspozimin më të lartë ndaj fatkeqësive natyrore në Evropë, rreth 86% të territorit dhe mbi 88% e popullsisë janë të ekspozuara ndaj këtyre risqeve dhe mësimi që morëm gjatë tërmetit të vitit 2019 ishte se duhet të kujdesemi, me qëllim që të garantojmë se mekanizmat janë në fuqi, mbasi kostoja e tërmetit ishte jashtëzakonisht më e lartë”, tha Ministrja.
Ndërkohë, Drejtorja Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Adela Xhemali, u shpreh se për të rritur sigurimin e pronës nga zjarri dhe fatkeqësitë e tjera, duhet një ndërgjegjësim më i lartë dhe produkte më të përballueshme.
“Sigurimi nuk duhet të konsiderohet thjesht si një produkt tjetër financiar, duhet të konsiderohet si investim, mekanizëm besimi, një premtim, rikuperimi, rimëkëmbjeje, shtyllë qëndrueshmërie. Për të zvogëluar këtë cenueshmëri sistemike na duhet një ndërmarrje më e lartë e sigurimeve, ndërgjegjësim më i gjerë, kanale shpërndarjeje më solide, produkte që qytetarët i kuptojnë, mund t’i besojnë dhe më thelbësorja t’i përballojnë”, u shpreh Xhemali.
Nga ana tjetër, Milva Ekonomi theksoi se vendi mbështetet kryesisht në rialokimet buxhetore kur vjen çështja te mbulimi i dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.
“Duhet ta pranojmë se mekanizmat financiarë janë ende të papërgatitur për përballimin e katastrofave dhe mbeten akoma shumë të kufizuar. Në shumë raste, kryesisht vendi mbështetet në rialokimet buxhetore, huamarrja apo ndihma e donatorëve kur ndodhin fatkeqësitë, prandaj forcimi i kulturës së sigurimit dhe zgjerimi i mbulimit ndaj fatkeqësive natyrore mund të konsiderohet një prioritet kombëtar”, tha Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.
Në Forum diskutohen praktikat më të mira ndërkombëtare për menaxhimin dhe transferimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, përdorimin e modeleve të riskut dhe zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm të sigurimit dhe risigurimit.
100 mijë hektarë tokë bujqësore del në shitje për të huajt - Projektligji/ Si do bëhet kalimi i pronësisë dhe kriteret për investime
Qeveria do të lehtësojë procedurat për shitjen e tokave bujqësore tek investitorë të huaj. Projektligji i hedhur për konsultim publik “Për kalimin në pronësi......
PPP-të dhe koncesionet, vendoset kufi minimal - S’ka më kontrata nën 5 mln lekë, ndryshon kufiri dhe për tenderët
Qeveria ka vendosur për herë të parë një kufi minimal monetar për kontratat koncesionare dhe partneritetin publik privat. Sipas vendimit të miratuar një ditë......
Sa e cënueshme është Shqipëria ndaj mashtrimeve? Raporti global 2025: Bëjmë pjesë mes vendeve me ekspozim mesatar
Shqipëria renditet në vendin e 48-të nga 112 shtete në Indeksin Global të Cenueshmërisë ndaj Mashtrimeve për vitin 2025, me një rezultat 2.3 pikë. Sipas të......
Shqiptarët po kalojnë më shumë kohë në LinkedIn/ Të dhënat tregojnë rritje të audiencës, duke tërhequr kompani dhe reklamues
LinkedIn po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij në Shqipëri, duke u kthyer në një platformë me ndikim jo vetëm për profesionistët, por edhe për......
Çmimet e naftës vijojnë rritjen - Investitorët përqendrohen në takimin Trump-Xi në Pekin
Çmimet e naftës u rritën të enjten, me tregjet që u përqendruan në takimin midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit Kinez Xi Jinping për të......
Ibrahimaj: Forcimi i mekanizmave të mbrojtjes ndaj fatkeqësive natyrore, prioritet për stabilitetin ekonomik dhe fiskal
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në forumin mbi “Riskun nga fatkeqësitë natyrore, reziliencën dhe stabilitetin......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e djeshme është forcuar disi duke u blerë me 80.9 lekë......
Shtohet interesi për automjete moderne/ Janar-Prill, rritet me 62% regjistrimi i mjeteve të reja në Shqipëri
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se është shënuar rritje e ndjeshme e regjistrimit të mjeteve të gjeneratës së......


