114 mln euro investime në sektorin energjetik - Firmosen 3 marrëveshjet me Gjermaninë, 90 mln euro kredi dhe 24 mln euro grant

114 mln euro do të investohen në sektorin energjetik përgjatë viteve në vijim. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ambasadori gjerman në vendin tonë firmosën marrëveshjet e financimit prej 90 mln euro kredi dhe 24 mln euro grant, teksa në një pronocim pas ceremonisë së nënshkrimit Karakaçi ndau projektet ku do të investohet.
Sipas ministrit projektet përfshijnë sistemin e transmetimit, hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe rikonstruksionin e godinave të konvikteve të Qytetit Studenti sipas parimeve të eficiencës së energjisë.
“Marrëveshja e parë lidhet me efiçencën e energjisë në sistemin e transmetimit. Bëjmë digjitalizimin e të gjithë sistemit të transmetimit, duke dhënë mundësi që të automatizojmë edhe të gjitha proceset që lidhen me ndërlidhjen e nënstacioneve dhe operimin energjetik. Marrëveshja tjetër lidhet me rehabilitimin e hidrocentralit të Vau të Dejës, një nga veprat tona energjetike publike më të rëndësishme, e cila përsëri, me ndihmën e KfW-së dhe qeverisë gjermane, ka angazhimin për t'u rehabilituar dhe tashmë kjo marrëveshje është në vijim të punës së mirë që është bërë deri më tani, përsëri me qeverinë gjermane dhe me KfW-në, për rehabilitimin e këtij hidrocentrali. Dhe marrëveshja e fundit, marrëveshja që lidhet me qytetin ‘Studenti’ dhe me rehabilitimin nën kuadrin e efiçencës së energjisë të konvikteve për studentët. Ka një grant 24 milionë euro nga qeveria gjermane me anë të KfW-së, për sa i përket këtyre ambienteve, që përsëri shkojnë në të mirën publike, shkojnë për studentët, për një jetë më të mirë, edhe proces të të nxënit më të mirë, por edhe për sa i përket kursimit energjetik, pasi të gjitha ambientet aty janë me efiçencë energjie”, - tha Karakaçi.
Ndërkaq, ambasadori gjerman vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Infrastrukuturës dhe Energjisë, ndërsa shtoi se investime të tilla bëhen për të përfituar populli shqiptar.
Këto nuk janë investimet e vetme të financuara nga KfW gjermane në sektorin energjetik, teksa fusha të tjera ku Gjermania ka dhënë mbështetje financiare janë menaxhimi i mbetjeve, trajtimi i ujëarave të ndotur, etj.
Kriteri financiar “djeg” bashkitë? - Reforma e re administrativo-territoriale, vlerësimi mbi performancën ekonomike
Një ndër kriteret kryesore mbi të cilat është hartuar reforma e re administrativo-territoriale, ku 15 bashki janë projektuar të shkrihen, është ai......
Diaspora kërkon një klimë më të sigurt biznesi - Bialczak: Duhet të garantohet më shumë mbrojtje për investitorët
Interesi i sipërmarrësve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara për të investuar në Shqipëri mbetet i lartë. Megjithatë, sipas sipërmarrëses Marsilda Bialczak,......
180 tekste të reja në shtator për klasat I, VI dhe X - Osmani: 15 mijë mësues të trajnuar për zbatimin e kurrikulës së re
Reforma kurrikulare do të sjellë në sistemin arsimor 180 tekste të reja për nxënësit e klasave të para, të gjashta dhe të dhjeta. Zv.ministrja e arsimit,......
Impianti diellor në digën e Zadejës - KESH kërkon licencë për parkun fotovoltaik 8.25 MW në Vaun e Dejës
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për licencimin në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga......
Tatimet dhe doganat u falin 417 milionë euro bizneseve - Bilanci/ Fshirja e detyrimeve, përfitojnë mbi 165 mijë subjekte në vend
Administrata tatimore dhe doganore ka fshirë deri më tani afro 39 miliardë lekë apo 417 milionë euro detyrime të bizneseve, ku përfshihet principal, gjoba......
Harta globale e të ardhurave, ja ku ndodhet Shqipëria/ Banka Botërore na rendit mes ekonomive me të ardhura të mesme të larta
Banka Botërore ka publikuar klasifikimin e saj më të fundit të ekonomive sipas nivelit të të ardhurave, ku Shqipëria vazhdon të renditet në grupin e vendeve......
Rritet treguesi i besimit konsumator - Priten çmime më të lira në të ardhmen
Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1 pikë në muajin korrik, por vlera qëndron 5.4 pikë mbi mesataren afatgjatë. Referuar vrojtimit të Bankës së Shqipërisë,......
Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohen Dollari, Franga e Paundi
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të vlerës në raport me javën që lamë pas duke u blerë mëngjesin e sotëm me 80 lekë dhe......

