Shqipëria Postuar më 3 Gusht 2026, 11:16

180 tekste të reja në shtator për klasat I, VI dhe X - Osmani: 15 mijë mësues të trajnuar për zbatimin e kurrikulës së re

Nga Fabjona Pasho

180 tekste të reja në shtator për klasat I, VI dhe X - Osmani: 15

Reforma kurrikulare do të sjellë në sistemin arsimor 180 tekste të reja për nxënësit e klasave të para, të gjashta dhe të dhjeta. Zv.ministrja e arsimit, Orjana Osmani shprehet se reforma do të vijojë me klasat e tjera dhe përfundon në vitin 2029.

“Në shtator ne nisim me tekste të përditësuara dhe të reja. Janë rreth 180 tekste për nxënësit e klasës së parë, të gjashtë dhe të dhjetë. Çdo vit do të ketë ndryshime kurrikulare, nëse këtë vit do të ketë ndryshime për 3 klasa, vitin tjetër do të jetë klasa e dytë, e shtatë dhe e njëmbëdhjetë, deri në vitin 2029, kur përfundon reforma kurrikulare”, shprehet Osmani.

Lidhur me këtë reformë, gjatë këtij viti janë trajnuar rreth 15 mijë mësues dhe do të vijojë.

“Kemi vazhduar me trajnimin e mësuesve. Këtë vit ne kemi arritur në shifrën rreth 15 mijë mësues të trëjnuar dhe kjo shifër do të vazhdojë të rritet deri në fund të vitit 2026. Kemi miratuar programin e zhvillimit professional të mësuesve për vitin 2026-2028 dhe është I fokusuar në kurrikulën e re. Zhvillimi professional I mësuesve ka filluar përpara dy vitesh. Këtë vit ne kemi marrë mendimet e mësuesve se çfarë do të ishte më mirë për të marrë ata trajnim, ku duhet të fokusohemi ne si ministri dhe cilat duhet të jenë politikat që duhet të zbatohen”, shprehet Osmani.

Sipas Osmanit, një element kyç ku mbështetet trajnimi është rritja e aftësive digjitale të mësuesve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat