Sistem inteligjent në Fermën Didaktike në Korçë - FSHZH hap tenderin, investim për prodhim më të sigurt dhe më efikas

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur procedurën e prokurimit për realizimin e fazës së tretë të projektit "Ferma e Dijes dhe Agroturizmit të Mollëve" në Korçë, një investim që synon ngritjen e një sistemi modern të bujqësisë inteligjente. Fondi limit i kësaj procedure është 16 milionë e 999 mijë lekë.
Sipas dokumenteve të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, investimi është pjesë e programit për mbështetjen e poleve të zhvillimit të integruar rural, në partneritet me njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Projekti do të zbatohet në Fermën Didaktike dhe të Agroturizmit të Mollëve në Korçë, e cila shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 24.75 hektarësh, e ndarë në katër zona kultivimi dhe me afro 69 mijë pemë molle.
Në qendër të investimit është ngritja e një sistemi të integruar të bujqësisë inteligjente, i cili do të monitorojë në kohë reale kushtet klimatike dhe gjendjen e tokës, duke ndihmuar fermerët dhe specialistët të marrin vendime më të shpejta dhe më të sakta për menaxhimin e kulturave.
Sistemi parashikon instalimin e stacioneve meteorologjike, sensorëve të tokës, pajisjeve për monitorimin e insekteve dhe laboratorëve portativë për analizat në terren. Të gjitha të dhënat do të transmetohen në një platformë digjitale, e cila do të gjenerojë analiza dhe sinjalizime automatike për rreziqe të ndryshme, si ngricat, sëmundjet e bimëve apo nevojat për ujitje.
Projekti përfshin blerjen gjeneratorwve, të cilët do të përdoren për të rritur temperaturën në zonat e rrezikuara gjatë netëve me ngricë.
Dokumentacioni teknik thekson se të tre komponentët funksionojnë si një sistem i vetëm. Fillimisht sensorët dhe stacionet meteorologjike mbledhin të dhënat mbi temperaturën, lagështinë, reshjet, erën dhe parametrat e tokës. Platforma digjitale i analizon këto të dhëna dhe gjeneron alarme automatike, ndërsa pajisjet termike dhe automjeti logjistik mundësojnë ndërhyrjen e menjëhershme në rast rreziku.
Sipas projektit, sistemi do të përdoret jo vetëm për mbrojtjen nga ngricat, por edhe për planifikimin e ujitjes, menaxhimin e plehërimit, monitorimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, si edhe për përcaktimin e momentit optimal të vjeljes së prodhimit.
Me këtë investim, Ferma Didaktike dhe e Agroturizmit të Mollëve në Korçë synon të shndërrohet në një model të bujqësisë së zgjuar në Shqipëri, duke kombinuar teknologjinë, monitorimin digjital dhe ndërhyrjet në terren për të rritur produktivitetin, për të ulur humbjet nga faktorët klimatikë dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të frutikulturës.
Japoni-SHBA, ndërhyrje e përbashkët në blerjen e jenit - Synohet frenimi i zhvlerësimit të në nivelet më të ulëta 40-vjeçare
Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kryen një ndërhyrje të koordinuar në blerjen e jenit dhe nuk do të hezitojnë të ndërmarrin veprime të mëtejshme, tha......
Sa është kosto ekonomike e zjarreve në Spanjë? - Vlerësohet se shuarja kushton rreth 19,000 euro për hektar
Trungje pemësh të djegura, asfalt i shkrirë, makina të djegura dhe ndërtesa të shkatërruara: Zjarret në Evropën Jugore po lënë një gjurmë shkatërrimi dhe po......
Hungaria mbyll centralin e vetëm bërthamor - Shkak, rënie e nivelit të ujit në Danub si rrjedhojë e thatësirës
Hungaria përballet me pesë ditë kritike, tha kryeministri Peter Magyar, ndërsa tharja e Danubit detyron mbylljen e centralit të vetëm bërthamor të vendit për......
OPEC+ rrit prodhimin e naftës në shtator - Përfundon heqjen e shkurtimeve vullnetare
OPEC+ miratoi rritjen e kuotës së prodhimit të naftës prej rreth 188,000 fuçi në ditë duke nisur nga shtatori, tha grupi i prodhuesve, në një veprim që......
Rama publikon pamjet nga punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë: Projekti po avancon me ritme të larta
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë, një projekt infrastrukturor që është ende në ndërtim dhe që,......
OpenAI: Agjentë të IA-së dolën nga kontrolli/ Zgjerohet hetimi për hakerimin e Hugging Face
OpenAI ka zbuluar raste të tjera në të cilat agjentë autonomë i kanë shpëtuar kontrollit, ndërsa kompania zgjeron hetimin e saj për incidentin e hakerimit në......
Apple rrezikon 500 miliardë dollarë humbje vlere/ Kompania po vuan nga tendosja në zinxhirët e furnizimit
Aksionet e Apple ranë me gati 10% të premten, pasi një parashikim zhgënjyes tregoi se prodhuesi i iPhone po lufton për të siguruar komponentë të mjaftueshëm.......
Rehabilitohet argjinatura e lumit Devoll/ Ministri Salla inspekton punimet: Mbron sipërfaqet bujqësore
Argjinaturëa e lumit Devoll ka nisur të rehabilitohet. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Maliq,......

