Tatimet dhe doganat u falin 417 milionë euro bizneseve - Bilanci/ Fshirja e detyrimeve, përfitojnë mbi 165 mijë subjekte në vend

Administrata tatimore dhe doganore ka fshirë deri më tani afro 39 miliardë lekë apo 417 milionë euro detyrime të bizneseve, ku përfshihet principal, gjoba dhe kamatëvonesa, proces nga i cili kanë përfituar në total 165.520 biznese.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, konkretisht detyrimet e fshira pa kusht nga administrata tatimore regjistrohen në vlerën e 29.7 miliardë lekëve dhe përfitues janë 121.630 tatimpagues.
Ndërsa sa i takon detyrimet me kusht, që i përkasin periudhës 2015–2019, pra kur është paguar 50 % e principalit nga ana e tatimpaguesve dhe kanë përfituar faljen e pjesës tjetër si dhe fshirjen e gjobave dhe kamatvonesave, janë falur apo fshirë nga sistemi 8.6 miliard lekë dhe përfitues kanë qenë 43.366 tatimpagues.
Sa i takon detyrimeve doganore të bizneseve, rezulton se administrata doganore ka falur afro 505.4 milionë lekë detyrime pa kusht, proces nga i cili kanë përfituar 262 biznese si dhe janë falur 168.5 milionë lekë detyrime me kusht, ku kanë përfituar 260 biznese.
Tek detyrimet pa kusht përfshihen ato më të vjetra se 10 vjet, ndërsa tek ato me kusht, janë detyrime që janë më të reja se 10 vjet.
30 Qershori ka qenë afati i fundit për tatimpaguesit të cilët mund të përfitonin nga falja me kusht e detyrimeve të prapambetura, duke paguar vetëm 50 % të principalit për detyrimet tatimore dhe doganore që i përkasin periudhës 2015–2019. Ndërsa deri në Dhjetor 2026 do të kenë mundësinë që të përfitojnë sërish, por duke paguar 75 % të principalit dhe do të përfitojnë 25 % falje të detyrimit, si dhe fshirje të gjobave dhe kamatëvonesave.
31 Dhjetori është gjithashtu afati i fundit për pagesën e 100% të principalit nga ana e subjekteve, për të përfituar fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet tatimore të periudhës 2020–2024.
Sa i takon paketës së paqes fiskale, sipas Ministrisë së Financave, në total janë 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të konkluduara. Vetëm për paqen fiskale rezultojnë 15 marrëveshje dhe për paqen fiskale plus rivlerësim të pasqyrave, janë 4 marrëveshje.
Harta globale e të ardhurave, ja ku ndodhet Shqipëria/ Banka Botërore na rendit mes ekonomive me të ardhura të mesme të larta
Banka Botërore ka publikuar klasifikimin e saj më të fundit të ekonomive sipas nivelit të të ardhurave, ku Shqipëria vazhdon të renditet në grupin e vendeve......
Rritet treguesi i besimit konsumator - Priten çmime më të lira në të ardhmen
Treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 1 pikë në muajin korrik, por vlera qëndron 5.4 pikë mbi mesataren afatgjatë. Referuar vrojtimit të Bankës së Shqipërisë,......
Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohen Dollari, Franga e Paundi
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të vlerës në raport me javën që lamë pas duke u blerë mëngjesin e sotëm me 80 lekë dhe......
Sistem inteligjent në Fermën Didaktike në Korçë - FSHZH hap tenderin, investim për prodhim më të sigurt dhe më efikas
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur procedurën e prokurimit për realizimin e fazës së tretë të projektit "Ferma e Dijes dhe Agroturizmit të Mollëve" në......
Japoni-SHBA, ndërhyrje e përbashkët në blerjen e jenit - Synohet frenimi i zhvlerësimit të në nivelet më të ulëta 40-vjeçare
Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kryen një ndërhyrje të koordinuar në blerjen e jenit dhe nuk do të hezitojnë të ndërmarrin veprime të mëtejshme, tha......
Sa është kosto ekonomike e zjarreve në Spanjë? - Vlerësohet se shuarja kushton rreth 19,000 euro për hektar
Trungje pemësh të djegura, asfalt i shkrirë, makina të djegura dhe ndërtesa të shkatërruara: Zjarret në Evropën Jugore po lënë një gjurmë shkatërrimi dhe po......
Hungaria mbyll centralin e vetëm bërthamor - Shkak, rënie e nivelit të ujit në Danub si rrjedhojë e thatësirës
Hungaria përballet me pesë ditë kritike, tha kryeministri Peter Magyar, ndërsa tharja e Danubit detyron mbylljen e centralit të vetëm bërthamor të vendit për......
OPEC+ rrit prodhimin e naftës në shtator - Përfundon heqjen e shkurtimeve vullnetare
OPEC+ miratoi rritjen e kuotës së prodhimit të naftës prej rreth 188,000 fuçi në ditë duke nisur nga shtatori, tha grupi i prodhuesve, në një veprim që......

