“100 autobusë elektrikë në funksion”/ Risia në programin qeverisës: Do ngrihet shoqëria shtetërore MobAl
“Rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër” është një nga pikat e programit qeverisës për Infrastrukutrën Moderne, pjesë e shtyllës së dytë “Rritja ekonomike e qëndrueshme”. Ndër të tjera, kjo pikë e programit parashikon vënien në funksion të një flote prej rreth 100 autobusë elektrikë, si dhe ngritjen e shoqërisë shtetërore MobAl.
Programi qeverisës për pikën “Rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër”
Ngremë shoqërinë shtetërore MobAl si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik, që në fazën fillestare ofron shërbime në 7 itinerare turistike kombëtare dhe ofron transport publik shkollor në tre zona të vendosura strategjikisht në veri, jug dhe juglindje, aty ku nxënësit kanë vështirësi në aksesimin e shkollës, duke garantuar mundësi të barabarta arsimimi për çdo fëmijë.
Vëmë në funksion një flotë prej rreth 100 autobusësh elektrikë, me standarde të reja sigurie, efikasiteti dhe respekti për mjedisin.
Komplementojmë sistemet elektronike të biletave dhe GPS/AVL, duke garantuar menaxhim transparent, monitorim në kohë reale dhe shërbim të besueshëm për qytetarët.
Garantojmë përfitime sociale afatgjata: uljen e braktisjes shkollore, reduktimin e pabarazive territoriale dhe mbështetjen e fuqisë punëtore në turizëm, duke i dhënë vendit një transport publik që shërben për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik

Kuvendi miraton me 82 vota pro Programin dhe përbërjen e Qeverisë Rama 4
Edhe pse ishte njoftuar një seancë maratonë në Kuvend ka ndodhur e kundërta. Në më pak se 30 minuta, pasi ka folur kryeministri Edi Rama, deputetët e......

Miratohet programi i qeverisë, PS kalon direkt në votim për shkak të kaosit në Kuvend
Pas rifillimit të seancës, kryeministri Edi Rama sërish nuk u lejuan të mbajë fjalën e tij. Deputeti Gazment Bardhi iu drejtua foltores sapo Rama u ngrit për......

Në 2030 mbi 1 miliard euro eksporte, ja 20 objektivat e qeverisë për sektorin e bujqësisë
Në programin e qeverisë thuhet se bujqësia shqiptare do të jetë plotësisht e integruar me Politikat e Përbashkëta Bujqësore dhe Ushqimore të BE-së. Ky përbën......

Pagë minimale 500 euro, ajo mesatare 1000 euro/ Cilat janë prioritetet e tjera të qeverisë Rama 4? Papunësia do të ulet në 6% deri në 2030
Treg pune konkurrues, gjithëpërfshirës dhe në linjë me standardet e BE-së, ku çdo qytetar shqiptar ka mundësi reale për punësim cilësor, paga të larta dhe......

Debate në seancë/ Balla: Nuk ka ndodhur që të ndërpritet fjala e Kryeministrit. Kërkoj 5 minuta pushim
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama paralajmëroi opozitën për sa i përket rregullave që duhet të ndiqen. “Nëse nuk do të lejoni këtu që të bëhet debat normal......

Diella jep mesazhin në parlament: Disa më kanë quajtur antikushtetuese ngaqë nuk jam njeri
Në hapjen e seancës plenare sot, ministrja virtuale, e cila është një risi për qeverinë e re në mandatin e katërt, mbajti fjalën e saj. Gjatë një klipi të......

Rama: Mandati i katërt është borxh ndaj qytetarëve, opozitës i ofrohet fjala, jo zhurma
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, theksoi se mandati i katërt i qeverisë nuk është thjesht një formalitet politik, por një përgjegjësi e......

Pension mesatar 400 euro/ Programi qeverisës Rama 4: Bonuse sistematike. Luftë informalitetit për rritjen e kontributeve
Gjatë mandatit të katërt, një ndër prioritetet kryesore të qeverisë së Kryeministrit Edi Rama do të jetë rritja e pensioneve, si një detyrim moral dhe......