Kosova Postuar më 20 Shkurt 2026, 12:10

Qeveria e Kosovës do të vendosë çmime tavan - Së shpejti pritet të miratohet edhe konfiskimi i pasurive të pajustifikuara

Nga Fabjona Pasho

Qeveria e Kosovës do të vendosë çmime tavan - Së

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dytë pas formimit, ku ka miratuar projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026–2028. Kryeministri, albin Kurti theksoi se në agjendë do të kenë prioritet dy projekt-ligje.

“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritizojmë procedimin e Projektligjit për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin e ri për çmimet tavan”, tha Kurti.

Ndërkohë, u vendos themelimi i dy ndërmarrjeve publike lokale.

Gjithashtu u miratua projekt-rregullorja për përcaktimin e fushave të përgjegjësisë administrative të ministrive, si edhe projekt-programi për vlerësimin ex-post të akteve juridike, që synon analizimin e efektivitetit të legjislacionit pas hyrjes në fuqi.

Po ashtu, u miratuan projektligjet për ratifikimin e Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare me Bashkimin Europian për Programin IPA 2017 (pjesa e parë) dhe Amendamentit nr. 3 për Programin IPA 2018, duke mundësuar vijimin e mbështetjes financiare nga BE-ja.

Shqipëria 20 Shkurt Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesor?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në paqëndrueshmëri duke pësuar luhatje të vazhdueshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.5 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat