Kosova e mbylli 2025-ën me inflacion 3.9% - Fundviti solli rritjen më të madhe të çmimeve

Viti 2025 u karakterizua me rritje të vazhdueshme të çmimeve të konsumit në Kosovë, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e fuqisë blerëse të qytetarëve. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni vjetor arriti në 3.9%.
Nëntori dhe dhjetori rezultuan si më të shtrenjtët e vitit. Vetëm në dhjetor 2025, çmimet e konsumit ishin mesatarisht 5.3% më të larta sesa në dhjetorin e vitit 2024.
Rritja e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i disa produkteve bazë dhe shërbimeve.
Rritjen më të madhe e kanë shënuar fruta-perimet me 19%, energjia elektrike me 18.3%, shërbimet që lidhen me pajisjet personale të transportit me 18.1%, mirëmbajtja dhe riparimi i tyre me 14.7%, si dhe mishi me 14.4%.
Gjithashtu, rritje të ndjeshme të çmimeve janë regjistruar te pushimet e organizuara (13.5%), lëndët djegëse të ngurta si druri i zjarrit dhe peleti (13.1%), kafja, çaji dhe kakao (11.9%), si dhe produktet e qumështit, djathi dhe vezët (9.8%). Por, gjatë vitit të kaluar është regjistruar rënie e çmimeve te karburantet.
Për vitin 2026, Banka Qendrore e Kosovës parashikon një normë inflacioni prej 3.4%. Parashikim të ngjashëm ka edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili vlerëson se inflacioni në Kosovë gjatë vitit 2026 do të jetë rreth 3.5%.
FMN thekson se çmimet e ushqimit dhe energjisë vazhdojnë të jenë faktorët kryesorë që shtyjnë inflacionin në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. FMN parashikon që ekonomia e Kosovës të rritet me 3.9% në vitin 2026.
Rafineria serbe NIS rifillon aktivitetin - Nis furnizimi me naftën e parë bruto pas heqjes së sanksioneve të SHBA-së
Rafineria e vetme serbe e naftës, NIS, e kontrolluar nga Rusia dhe e sanksionuar nga SHBA-të, mori mëngjesin e së martës dërgesat e para të naftës bruto......
Tarifa 25% për vendet që bëjnë biznes me Iranin - Trump nënshkruan ligjin. Synon të izolojë ekonomikisht vendin e Lindjes së Mesme
Presidenti Donald Trump tha se çdo vend që bën tregti me Iranin do të përballet me një tarifë prej 25% “për çdo biznes që bëhet me Shtetet e Bashkuara të......
Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm, kryeministri Edi Rama vizitë në Abu Dhabi
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu DhabiSustainability Week 2026” (ADSW). Ky......
Pasojat e përmbytjeve, Rama: 500 milionë lekë për kompensimin e qytetarëve
Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e fondeve buxhetore si reagim ndaj situatës së përmbytjeve të ditëve të fundit.......
Blendi Gonxhja: Nis puna për rilindjen e Kalasë së Elbasanit! Hapi i parë drejt transformimit të një lagjeje historike!
Në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit u zhvillua sot takimi i parë i punës për Analizën Fillestare të lagjes Kala të Elbasanit, ku u diskutua me......
“Duhet të ruheni”: Trump kërcënon Kubën, dikton ndalimin e importit të hidrokarbureve nga Venezuela
Për vite me rradhe, Kuba ka funksionuar si aleat i shërbimeve të sigurisë për Venezuelën. Në këmbim shteti nën diktaturë komuniste përfitonte para dhe......
Si duhet të ndryshojë mendësinë punëdhënësi shqiptar? - Muça: Punonjësi duhet trajtuar si partner, jo thjesht si burim pune
Në vitin 2026, sfida kryesore për punëdhënësit shqiptarë nuk është më vetëm gjetja e stafit, por mbajtja e tij të angazhuar, të motivuar dhe produktiv.......
Parku Eolik i Tropojës - Balluku i jep kompanisë amerikane CWP certifikatën për ndërtimin
Amerikanët do të ndërtojnë parkun eolik 600 megavat në Tropojë. Në ceremoninë ku ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe e ngarkuara me Punë e Shteteve......


