Formohet qeveria e re e Kosovës - Kryeministri Kurti: Paga mesatare në sektorin publik do të jetë 1,000 euro

Pas konstituimit të Legjislaturës X me kryetare Albulena Haxhiu, Kuvendi i Republikës së Kosovës mbrëmjen e djeshme votoi me 66 vota pro dhe 49 kundër qeverinë e re të kryeministrit Albin Kurti.
Gjatë fjalës së tij, Kurti u ndal në disa nga prioritetet e këtij mandati, si reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, si dhe reformat në ekonomi.
"Kemi shtuar punësimin nga 350 mijë të punësuar në 430 mijë të punësuar, me fokus te rinia dhe gratë, si dhe kemi arritur që të ardhurat e familjes duke ngritur pagën minimale, pensionet, shtesat për fëmijë, por edhe pagat në sektorin publik, të cilat gjatë këtij mandati që po e përmbyllim tash kanë shënuar rritje mesatare prej 47%. Kjo rritje do të vazhdojë edhe në mandatin që vjen, në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike, duke e ngritur pagën mesatare në sektorin publik mbi 1,000 euro në muaj. Rritjen ekonomike nuk e kemi mbajtur në shtet por e kemi shpërndarë në popullsi duke shtuar mirëqenien shoqërore. Shtesat për fëmijë sot janë 30 deri në 45 euro për çdo fëmijë, ndërkaq në mandatin e ardhshëm do t’i dyfishojmë ato. Pra, nga 0 sa i gjetëm në 45, dhe në mandatin e radhës nga 45 në 90 euro për fëmijë për familjet me tre e më shumë fëmijë. Me këtë rritje, do të lëmë prapa edhe disa shtete të Bashkimit Evropian sa i përket shtesave për fëmijë. Njashtu, edhe shtesat për nënat e reja, lehonat, do t’i rrisim në 500 euro në muaj për 6 muaj."
Në përfundim të fjalës së tij, Kurti njoftoi edhe përbërjen e kabinetit qeveritar, që përbëhet nga 20 ministra. Glauk Konjufca është zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm, Donika Gërvalla - Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë, Hekuran Murati - Ministër i Financave, Ejup Maqedonci - Ministër i Mbrojtjes dhe Xhelal Sveçla - Ministër i Punëve të Brendshme. Ndërkohë, ditën e sotme është zhvilluar edhe mbledhja e parë e qeverisë së re.
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme e ka nisur këtë të enjte në rënie duke u dobësuar sërish teksa është blerë......
“Duhet të thjeshtojmë rregulloret” - Von der Leyen: BE të jetë më konkurruese globalisht
“Bashkimi Evropian duhet të thjeshtojë rregulloret për kompanitë që bëjnë biznes në rajon në mënyrë që ta bëjë bllokun më konkurrues ndaj vendeve si Shtetet......
Negociatat e Volkswagen sjellin kërkesa të reja - Nevojat e prodhuesve të makinave elektrike nga Kina
Prodhuesit e mëdhenj kinezë të makinave do të “trokasin në derën e Brukselit” pasi Volkswagen siguroi një lehtësim tarifash nga BE për makinën e saj......
Qiratë kërcënojnë rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë - Rritje e pandalshme. Edhe subvencionet e qeverisë nuk kanë patur ndikim
Ekonomia e Greqisë po rimëkëmbet ndjeshëm nga kriza financiare e viteve 2009-2018. Rritja tejkalon mesataren e BE-së, vendi po shlyen kreditë e shpëtimit......
SHBA, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve përpjeke kundër tarifave të Trump për Kanadanë
Një votim në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA-së, u nda ngushtë duke hedhur poshtë të martën një përpjekje nga udhëheqësit republikanë për të bllokuar sfidat......
Raporti, Lidija Prokic: Ballkani po përjeton 'stanjacion serioz' në luftën antikorrupsion
Ndërsa Transparency International publikon indeksin e saj të fundit të perceptimit të korrupsionit, Lidija Prokic pjesë e kësaj organizate tha për BIRN se......
Konstituohet Kuvendi i Kosovës, kryetare Albulena Haxhiu, pritet miratimi i Qeverisë
Sot më 11 shkurt 2026 u konstitua Kuvendi i Republikës së Kosovës, me kryetare Albulena Haxhiun. Seanca konstituive u zhvillua pas përfundimit të procesit......
Qeveria u jep 1.1 miliard lekë kompensim pronarëve të prekur nga ndërtimet e legalizuara
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e esaj të sotme kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme të zëna nga ndërtimet e legalizuara. Vendimi......


