Kosova Postuar më 26 Gusht 2025, 13:01

Dimal Basha zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës - Basha: Fokusi tek zhvillimi ekonomik i vendit dhe një shtet sovran

Nga Hamit Yzeiraj

Dimal Basha zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës - Basha: Fokusi tek

Pas gjashtë muajve ngërç politik, Kuvendi i Kosovës ka një kryeparlamentar të ri. Deputetët e kanë zgjedhur Dimal Bashën me 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime.

Ky është mandati i tij i tretë si deputet dhe hera e dytë që emri i tij propozohet për kryetar të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Avni Dehari, Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës:

"Të nderuar deputetë, pro kanë votuar 73 deputetë, kundër 30 dhe 3 abstenime. Konstatoj se Kuvendi zgjodhi për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës deputetin Dimal Basha dhe i urojmë suksese."

Zoti Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend shprehu se fokusi i tij do të jetë në zhvillimin e sektorit ekonomik të vendit dhe në një Kosovë sa më të pavarur.

"Ky institucion është zëri i lirë i demokracisë moderne. Republika jonë është ndërtuar mbi sakrifica të panumërta, mbi gjakun dhe mundin. Kemi besimin që do të punojmë fort për të ardhmen e këtij vendi. Duhet të jemi bashkë për kauzat tona si zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e sovranitetit të një Kosove unike."

Basha ka shërbyer më parë në Komisionin për Punë të Jashtme, Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së dhe Komisionin për Stabilizim-Asociim, duke mbledhur përvojë të konsiderueshme parlamentare.

 

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......