Shkurtimet buxhetore në Francë, rrezikohet qeveria - Kryeministri Bayrou do të përballet me votëbesim më 8 shtator
Qeveria e pakicës në Francë po përballet gjithnjë e më shumë me mundësinë e rrëzimit muajin e ardhshëm. Tre partitë kryesore të opozitës deklaruan se nuk do ta mbështesin votëbesimin që kryeministri François Bayrou ka shpallur për datën 8 shtator, lidhur me planet e tij për shkurtime të mëdha buxhetore.
Partia e ekstremit të djathtë "Rassemblement National", të Gjelbrit dhe më vonë Socialistët, vota e të cilëve pritet të jetë vendimtare për fatin e Bayrou, thanë se nuk shohin arsye për ta mbështetur. Nëse Bayrou humbet votën e besimit në Asamblenë Kombëtare, qeveria e tij do të bjerë.
Pasiguria politike ka tronditur investitorët, duke rritur me 5 pikë bazë diferencën e riskut midis bonove franceze dhe atyre gjermane, në nivelin më të lartë që nga mesi i qershorit. Nëse qeveria rrëzohet, presidenti Emmanuel Macron mund të emërojë menjëherë një kryeministër të ri, të kërkojë që Bayrou të udhëheqë një qeveri teknike, ose të shpallë zgjedhje të parakohshme. Macron humbi kryeministrin e mëparshëm, Michel Barnier, përmes një vote mosbesimi për buxhetin në fund të vitit 2024, vetëm tre muaj pasi ai kishte marrë detyrën.
Bayrou pranoi se kërkimi i besimit nga një parlament shumë i përçarë ishte një veprim i rrezikshëm. “Po, është e rrezikshme, por është edhe më e rrezikshme të mos bësh asgjë,” tha ai gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar borxhit të lartë publik, që e cilësoi si rrezikun më të madh për vendin.
Ai tha se vota e besimit do të shërbejë si tregues nëse ka mjaftueshëm mbështetje në parlament për planin e tij të shkurtimeve buxhetore prej 44 miliardë eurosh. Synimi është ulja e deficitit që vitin e kaluar arriti në 5.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, gati dyfishin e kufirit zyrtar të Bashkimit Evropian prej 3%. Bayrou ka propozuar anulimin e dy festave zyrtare dhe ngrirjen e shpenzimeve të mirëqenies dhe kategorive tatimore për vitin 2026 në nivelet e vitit 2025, pa i indeksuar me inflacionin.

Shqiptarët, jo më “besnikë” të parasë fizike - BSH: Transaksionet në arkë ranë me 4.2%. Pagesat me kartë, në rritje
Shqiptarët i kanë qëndruar gjithmonë besnikë parasë fizike, ku pagesat me para në dorë kanë mbizotëruar prej vitesh ndaj atyre me kartë. Megjithatë, gjysma e......

Rritje në tregun valutor – Forcohen monedhat kryesore!
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 82.7 lekë dhe është shitur me 84 lekë duke regjistruar rritje nga një ditë më parë sipas kursit të këmbimit......

Si u nda “torta” e buxhetit në 7 muaj? - Investimet rriten me 84 milionë euro, bien pagesat sociale
Buxheti i shtetit shpenzoi afro 4 miliardë euro në 7 muajt e parë të 2025-ës, duke shënuar një rritje prej 518 milionë euro në raport me të njëjtën periudhë......

Kush po e zë vendin e europianëve? “Boom” emigrantësh në Shqipëri, të huajt nëntëfishohen në 20 vite
Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri ka njohur një rritje të fortë përgjatë dy dekadave të fundit. Nga vetëm 2,378 të huaj në vitin 2005, ky numër......

Mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për eksportin e produkteve bimore - Ministrja Denaj: Rritje e standardeve dhe e eksporteve bujqësore
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale, se gjatë periudhës janar-qershor 2025 janë lëshuar 13.611......

Gjermani, klima e biznesit përmirësohet papritur - Në nivelin më të lartë në 15 muaj. Por, perspektiva ekonomike mbetet e dobët
Klima e biznesit në Gjermani u përmirësua në muajin gusht, duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se një vit. Megjithatë, perspektiva ekonomike mbetet......

BE synon marrëveshje me partnerët e Mesdheut - Pakti parashikon heqjen e barrierave tregtare, përshtatjen me tregun evropian
Bashkimi Evropian kërkon të arrijë një marrëveshje strategjike me disa shtete në rajonin e Mesdheut. Pakti synon të heqë barrierat tregtare dhe të......

Janar-qershor 2025, emigrantët e Kosovës dërguan 651 mln euro - Mbi 21 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar
Diaspora e Kosovës në periudhën janar-qershor të këtij viti ka dërguar në vendlindje mbi 651 milionë euro. Kjo vlerë është mbi 21 milionë euro më shumë,......