Menaxhimi i aseteve publike nga Korporata e Investimeve - Raporti i Altax: Nevojiten mekanizma të fortë transparence e kontrolli
Për të nxitur një zhvillim ekonomik më të shpejtë, Shqipëria ka vënë në fokus mobilizimin e aseteve publike, me qëllim kapërcimin e kufizimeve financiare. Në këtë drejtim, një rol qendror i është besuar Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila ka për qëllim promovimin dhe realizimin e projekteve të rëndësishme të investimit.
Por, një analizë e fundit nga Qendra Altax hedh dritë mbi potencialet dhe sfidat që shoqërojnë këtë institucion. Sipas raportit, Korporata mund të kthehet në një instrument të fuqishëm për zhvillimin ekonomik, por aktualisht përballet me dobësi të theksuara në qeverisje dhe menaxhim të rrezikut fiskal.
Një nga shqetësimet kryesore është përdorimi i pronave shtetërore si kolateral, pa garanci të mjaftueshme apo pa miratime të qarta nga institucionet publike. Altax thekson se për të shmangur rreziqet, është e domosdoshme vendosja e mekanizmave të fortë për transparencë dhe kontroll.
Në përfundimet e raportit kërkohet: publikimi i kontratave dhe vendimeve, kufizimi i përdorimit të aseteve strategjike, forcimi i bordit drejtues me përfaqësim publik, vendosja e standardeve anti-konflikt interesi, si dhe kryerja e kontrolleve të jashtme të rregullta nga institucione si Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Sipas Altax, vetëm përmes një reformimi të thellë, Korporata e Investimeve mund të japë vërtet kontribut real në zhvillimin ekonomik të vendit.

Shkurtimet buxhetore në Francë, rrezikohet qeveria - Kryeministri Bayrou do të përballet me votëbesim më 8 shtator
Qeveria e pakicës në Francë po përballet gjithnjë e më shumë me mundësinë e rrëzimit muajin e ardhshëm. Tre partitë kryesore të opozitës deklaruan se nuk do......

Shqiptarët, jo më “besnikë” të parasë fizike - BSH: Transaksionet në arkë ranë me 4.2%. Pagesat me kartë, në rritje
Shqiptarët i kanë qëndruar gjithmonë besnikë parasë fizike, ku pagesat me para në dorë kanë mbizotëruar prej vitesh ndaj atyre me kartë. Megjithatë, gjysma e......

Rritje në tregun valutor – Forcohen monedhat kryesore!
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes me 82.7 lekë dhe është shitur me 84 lekë duke regjistruar rritje nga një ditë më parë sipas kursit të këmbimit......

Si u nda “torta” e buxhetit në 7 muaj? - Investimet rriten me 84 milionë euro, bien pagesat sociale
Buxheti i shtetit shpenzoi afro 4 miliardë euro në 7 muajt e parë të 2025-ës, duke shënuar një rritje prej 518 milionë euro në raport me të njëjtën periudhë......

Kush po e zë vendin e europianëve? “Boom” emigrantësh në Shqipëri, të huajt nëntëfishohen në 20 vite
Numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri ka njohur një rritje të fortë përgjatë dy dekadave të fundit. Nga vetëm 2,378 të huaj në vitin 2005, ky numër......

Mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për eksportin e produkteve bimore - Ministrja Denaj: Rritje e standardeve dhe e eksporteve bujqësore
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale, se gjatë periudhës janar-qershor 2025 janë lëshuar 13.611......

Gjermani, klima e biznesit përmirësohet papritur - Në nivelin më të lartë në 15 muaj. Por, perspektiva ekonomike mbetet e dobët
Klima e biznesit në Gjermani u përmirësua në muajin gusht, duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se një vit. Megjithatë, perspektiva ekonomike mbetet......

BE synon marrëveshje me partnerët e Mesdheut - Pakti parashikon heqjen e barrierave tregtare, përshtatjen me tregun evropian
Bashkimi Evropian kërkon të arrijë një marrëveshje strategjike me disa shtete në rajonin e Mesdheut. Pakti synon të heqë barrierat tregtare dhe të......