Kosova Posted on 2025-11-09 11:27:00

Balotazhi në Kosovë, mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për 18 komuna/ Mbi 1 milionë qytetarë me të drejtë vote, LDK forcë e parë

From Alida Lula

Balotazhi në Kosovë, mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për

Në Kosovë votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve për 18 komuna. Janë mbi 1 milionë e 316 mijë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote, pjesë e procesit të dytë zgjedhor, për zgjedhjen e kryetarëve të komunave.
Raundi i parë i zhvilluar më 12 tetor, dërgoi në balotazh 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot. Gara do të zhvillohet mes dy kryetarëve më të votuar nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale, por që nuk arritën të siguronin më shumë se 50% të votave. Në raundin e balotazhit, partia që hyn më shumë komuna si forcë e parë është Lëvizja Demokratike e Kosovës (LDK) me 6 të tilla, Aleanca për Aardhmërinë e Kosovës (AAK) në 4 dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në 3 komuna.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në Kosovë.
Pas daljes nga qendra e votimit, në një prononcim të shkurtër për mediat, Kurti i bëri thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në proces. Vendvotimet në të gjitha komunat në Kosovë ku zhvillohet balotazhi do të jenë të hapura deri në 19:00, sipas Komisionit Zgjedhor të Kosovës.
Procesi zgjedhor zhvillohet në 525 qendra të votimit, me gjithsej 1.648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt. Ndërsa, për votim me kusht do të jenë 18 qendra, nga një për çdo komunë, me 20 vendvotime, sipas Komisionit Zgjedhor.

Live TV

Latest news
All news

Most visited