Mbi 1 miliard euro për çipet në Gjermani - Kompania amerikane synon zgjerimin e fabrikës në Dresden

Prodhuesi amerikan i çipeve, GlobalFoundries, njoftoi se do të investojë 1.1 miliardë euro për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit në objektin e tij gjerman.
Investimi në lokacionin e Dresden-it do të rrisë kapacitetin e prodhimit për të tejkaluar një milion pllaka në vit deri në fund të vitit 2028, tha kompania në një deklaratë.
“Si pjesë e projektit, objekti do të përmirësohet për të ofruar procese dhe flukse të dhënash evropiane që i plotësojnë kërkesat kritike të sigurisë,” shtoi GlobalFoundries.
Kancelari gjerman Friedrich Merz e përshëndeti projektin si një investim të rëndësishëm për të ardhmen e Evropës, në mes të tensioneve gjeopolitike që ndikojnë në tregun e gjysmëpërçuesve.
“Jemi dëshmitarë të një ndryshimi tektonik në qendrat politike dhe ekonomike të fuqisë në botë,” tha ai, duke shtuar se Gjermania dëshiron të jetë një aktor kyç në mikroelektronikë për të ruajtur mirëqenien dhe sigurinë e vendit.
Projekti i zgjerimit, i quajtur SPRINT, pritet të mbështetet nga qeveria federale gjermane dhe Shteti i Saksonisë në kuadër të Ligjit Evropian për Çipet.
GlobalFoundries shtoi se miratimi i Bashkimit Evropian për programin e plotë pritet më vonë gjatë këtij viti.
Qeveria gjermane do të mbështesë zgjerimin e vendit të prodhimit me disa qindra milionë euro, sipas raportimeve të gazetës Handelsblatt.
Kompania ka investuar më shumë se 10 miliardë euro në lokacionin e Dresden-it që nga viti 2009.
Si do ndryshojë numri i të punësuarve në bujqësi? - Mbi 468 mijë në 2026-ën, rritet numri i përfituesve nga skemat
16.5 milionë euro do të jetë buxheti shtesë për bujqësinë përgjatë vitit 2026. Qeveria shqiptare synon që përmes mbështetjes në bujqësi, të përmirësohet......
Verërat vendase dominojnë tregun rus - Sanksionet perëndimore detyrojnë Rusinë të mbështetet te prodhimi i vet
Në të kaluarën, raftet e supermarketeve në Rusi dominoheshin nga verërat franceze të Burgundy dhe italiane të Barolo-s, por tani janë të mbushura me një gamë......
Administrata publike arrin në 87,112 punonjës - Projektbuxheti 2026/ Cilat janë institucionet që kanë më shumë staf dhe më pak?
Qeveria shqiptare parashikon zgjerim të administratës publike vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin e vitit 2026 janë planifikuar 87 mijë e 12 punonjës......
Diamanti i rrallë “ndriçon” Gjenevën - “Glowing Rose” mund të shitet në ankand për 20 milionë dollarë
Sotheby’s po përgatitet të prezantojë “Glowing Rose” në Gjenevë, një diamant 10.08 karatësh me ngjyrë rozë, që pritet të arrijë deri në 20 milionë dollarë......
Shqipëria udhëheq rajonin për sigurimin motorik - Rreth 60% e tregut dominohet nga MTPL. Produktet vullnetare mbeten në hije
Shqipëria zë vendin e parë në Evropën Qendrore dhe Lindore për peshën më të madhe të sigurimit të detyrueshëm MTPL në portofolin e saj të sigurimeve. Sipas......
PBB për frymë, rreth 9,046 euro - Tirana 40% mbi mesataren kombëtare, Veriu dhe Jugu “luftojnë” për zhvillim
Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2023, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Shqipëri arriti në 9,046 euro, duke shënuar rritje krahasuar me vitet......
Viti 2025, ndër më të nxehtët në histori - Temperaturat dhe niveli i gazeve serrë po arrijnë kulme historike
Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, viti 2025 pritet të jetë i dyti ose i treti më i ngrohtë në histori, mes përkeqësimit të ngrohjes globale. Në......
Investimet në infrastrukturën spitalore - Pr.buxheti 2026 parashikon godina të reja dhe rikonstruksione
Në projektbuxhetin 2026, qeveria hap një cikël të gjerë ndërhyrjesh në objektet spitalore, me impakt kombëtar dhe rrjeti rajonal, për të rritur kapacitetin,......





