Europa Postuar më 24 Dhjetor 2025, 10:05

Italia, eksportuesi kryesor i mollëve në botë - Zë 16% të tregtisë globale me vlerë rreth 1,2 mld euro

Nga Dorian Koça

Italia, eksportuesi kryesor i mollëve në botë - Zë 16%

Italia është bërë eksportuesi kryesor i mollëve në botë, duke tejkaluar Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. Sipas të dhënave, sezoni 2025/26 ka filluar mbarë dhe rihapja, megjithëse e pjesshme e Kanalit të Suezit është një shenjë inkurajuese për vazhdimin e tregtimit të mollëve.

Mollët mbeten produkti i frutave dhe perimeve me bilancin më të mirë tregtar italian, falë eksporteve që arrijnë në total gati 1.2 miliardë euro, duke përfaqësuar një pjesë prej 16% të eksporteve globale. Ato pasohen nga Shtetet e Bashkuara (14%) dhe Kina (13%), e ndjekur nga Zelanda e Re, Kili, Afrika e Jugut, etj. Globalisht, tregtia ndërkombëtare e mollëve llogaritet në afro 7 milionë ton, me vlerë totale prej mbi 7 miliardë euro.

Sipas vlerësimeve të fundit nga WAPA (Shoqata Botërore e Mollëve dhe Dardhave), prodhimi evropian i mollëve për sezonin 2025/26 duhet të jetë diçka më pak se 11 milionë ton, duke shënuar një rritje prej 5% krahasuar me parashikimet e publikuara në gusht.

Sa i përket importit, Italia bleu 28.4 milionë kg mollë në sezonin bujqësor 2024/25, një vlerë në përputhje me tre vitet e fundit dhe rritje prej 9% krahasuar me vitin e mëparshëm. Çmimi mesatar u ndikua nga dinamika e tregut global, duke u rritur me rreth 3 cent për kg krahasuar me vitin e mëparshëm, duke arritur në 0.96 €/kg.

Sipas të dhënave të ISTAT, në vitet e fundit, sipërfaqja e mbjellur me mollë në Itali është rreth 54,000 hektarë, me një përqendrim të theksuar në provincat e Bolzanos dhe Trentos, që përfaqësojnë 49% të prodhimit totalit kombëtar.

Nga një perspektivë varietetesh, Golden Delicious mbetet kultivari më i përfaqësuar, i ndjekur nga grupi Gala dhe treshja Granny Smith, Fuji dhe Red Delicious. Furnizimi i përgjithshëm i varieteteve të reja ka tejkaluar 300,000 ton.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat