Cilat janë prioritetet e turizmit këtë vit? - Vizioni 2026, Gonxhja: Qendra më e bukur e vizitorëve në rajon, së shpejti në Butrint

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë një konferencë për shtyp u ndal në vizionin 2026 si dhe në ekosistemin e ri bashkëpunues mes turizmit, kulturës dhe sportit. Por cilat do të jenë prioritetet e 2026 për turizmin?
“Kemi nisur punën për digjitalizimin e shërbimit. Jemi duke punuar për rritjen e hapësirës së plazhit publik, për mirëmenaxhimin e stacioneve dhe këtë vit kemi sjellë risinë e vetëmenaxhimit krahas atij nga subjektet private që ata në ato zona e harta që bashkia konstaton. Reduktimi i beach bar-eve, ulja e ndotjes mjedisore dhe akustike dhe rritja e këndit të sportit e lojërave. Kemi nisur punën për më shumë informacion për qiranë afatshkurtër dhe në bashkërendim me organet, të rrisim certifikimin, kontrollin duke eliminuar evazionin. Ndërkombëtarëzimi i ofertës dhe potencialit të Shqipërisë, duhet të rrisim praninë në tregjet kombëtare përmes pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare. Rritje të cilësisë së shërbimit turistik përmes zhvillimit të kapaciteteve njerëzore. Trajnime të vazhdueshme, certifikime, përshtatje të kurrikulave. Turizëm gjithëvjetor përmes turizmit të eventeve që strukturat të kenë kapacitete jo vetëm në shtretër, por për të përballuar aktivitete. Është i rëndësishëm turizmi i eventeve, malor, ekologjik, gastronomik e kulturor.”
Midis të tjerave, pjesë e vizionit 2026 është dhe parku i Butrintit Ministri Blendi Gonxhja tha se shumë shpejt aty do të jetë qendra më e bukur e vizitorëve në rajon me transport të gjelbër duke ruajtur aspektin natyror e historik.
“Do të shikojmë që do të kemi kujdes nga pikëpamja e restaurimit, konservimit. Do të kemi shumë shpejt qendrën më të bukur të vizitorëve ndoshta në rajon dhe jo vetëm, në Butrint, do të kemi transport të gjelbër, një pikë parkimi lart për fluksin e mjeteve, do të ruajmë aspektin e vjetër natyror të peizazheve dhe shekujve të shkuar që të jetë e gjitha e shkrirë, të ketë një trajtim shumë holistik gjithë parku i madh i Butrintit, por po punojmë me realizimin e regjistrimeve, prokurimet, kuptohet nga Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit, por me mbështetjen tonë dhe shumë shpejt do të kemi fillimin e investimeve shumë të rëndësishme”.
Cili qark ka më shumë autoktonë? Kukësi, kampioni absolut. Durrësi dhe Tirana regjistrojnë më pak vendas
Të dhënat nga INSTAT mbi vendlindjen dhe vendbanimin zbulojnë një realitet interesant për lëvizjen e brendshme të popullsisë në Shqipëri. Duke krahasuar......
14 mln euro nga shitja e energjisë - Korporata Elektroenergjetike Shqiptare zhvillon 5 procedura në janar
Teksa prurjet në Kaskadën e Drinit shënuan nivele të larta si pasojë e reshjeve të javëve të fundit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar disa......
Si do të funksionojë sigurimi i detyruar në bujqësi? - Skemë më vete/ Një pjesë e primit paguhet nga shteti dhe ulet vit pas viti
Qeveria ka përfshirë ne skemën e sigurimit të detyrueshëm, edhe fenomenin e përmbytjeve. Por draftligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet......
Hekurudhat, në fokus të investitorëve francezë - AIDA prezanton projektet kyçe dhe bashkëpunimin rajonal
Shqipëria po synon të kthejë hekurudhën në një shtyllë kyçe të zhvillimit ekonomik dhe lidhjes rajonale. Në këtë kuadër, në ambientet e Agjencisë Shqiptare......
Rreth 830 milionë euro financime për Shqipërinë - BEI, më shumë investime në transport. Fokusi, në rehabilitimin e hekurudhave
Rreth 830 milionë euro në total ka financuar për Shqipërinë Banka Evropiane e Investimeve (BEI) deri në fundin e vitit të kaluar. Referuar të dhënave zyrtare......
‘Diella’ vlerësohet me Çmimin “Future Fit Seal” në Samitin e Qeverive Botërore, në Emiratet e Bashkuara Arabe
“Diella” është vlerësuar me Çmimin “Future Fit Seal-Edicioni i Samitit të Qeverive Botërore”, një cmim prestigjioz që nderon iniciativa inovative dhe modele......
Kompania shtetërore e armëve hap 326 vende pune - Standarde sigurie dhe konfidencialiteti për personelin. Sa do të jenë të ardhurat e KAYO?
Kompania shtetërore shqiptare për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, KAYO, pritet të krijojë rreth 326......
A duhet të paguajnë njësoj qytetarët për tërmetet? - Ekspertët: Primi të jetë i unifikuar, ndryshe sjell probleme në zbatim
Draft ligji për sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve dhe përmbytjeve, në optikën e ekspertëve të fushës, ka nevojë për përmirësime të mëtejshme përpara se......


