Turqia zgjat kontratat e gazit me Rusinë - Plani përfshin blerjen e LNG-së amerikane për të diversifikuar burimet

Turqia zgjati me një vit dy kontratat e importit të gazit me Rusinë, që përbëjnë gjithsej 22 miliardë metra kub. Po ashtu, vendi po konsideron investime në prodhimin e gazit në SHBA, ndërsa synon të diversifikojë burimet e energjisë, sipas burimeve zyrtare.
Turqia, tregu i fundit evropian i gazit natyror rus, ka ulur gradualisht pjesën e furnizimeve ruse, që tani ka rënë nën 40%. Dy kontratat me Gazprom skadojnë në fund të vitit.
Ankaraja ka nënshkruar gjithashtu një seri marrëveshjesh për blerjen e gazit të lëngshëm natyror (LNG), pjesa më e madhe nga Shtetet e Bashkuara, duke shfrytëzuar pritshmëritë për tepricë globale të LNG-së gjatë viteve të ardhshme.
"Vendi do të vazhdojë të furnizohet nga Gazprom vitin e ardhshëm. Por ne po fokusohemi më shumë në periudhën afatshkurtër... rreth një vit," njoftoi Ministria e Energjisë.
Turqia po negocion gjithashtu një kontratë importi prej 10 miliardë metrash kub me Iranin që skadon në korrik të vitit të ardhshëm. Vendi planifikon të investojë në impiantet e prodhimit të gazit në SHBA për të siguruar blerjen e deri në 1,500 ngarkesave LNG nga SHBA gjatë 15 viteve të ardhshme.
Shtetet e Bashkuara u bënë furnizuesi i katërt më i madh i gazit për Turqinë këtë vit me 5.5 miliardë metra kub, me një pjesë prej 14% të totalit.
Ankaraja pret që konsumi i energjisë elektrike në vend të rritet ndjeshëm dhe planifikon të ndërtojë dy centrale bërthamore për të plotësuar kapacitetin e prodhimit total.
Dogana shqiptare, gati për BE-në - Strategjia/ Ulen kosto për bizneset, reduktohet koha e zhdoganimit
Bizneset shqiptare do të përfitojnë nga unifikimi i procedurave doganore me ato të Bashkimit Europian. Strategjia për Modernizimin dhe Harmonizimin e......
4 impiante të rinj për trajtimin e ujërave të ndotur - Projekti i ri i mbështetur nga Banka Botërore për mbrojtjen e bregdetit të jugut
Mbrojtja e bregdetit të jugut, përmirësimi i cilësisë së ujit dhe përmbushja e standardeve mjedisore të Bashkimit Evropian janë në fokus të projektit të ri......
BE forcon strategjinë për mineralet e rralla - 3 miliardë euro për të zvogëluar varësinë nga Kina
Ekzekutivi i Bashkimit Evropian njoftoi politika të reja që synojnë të koordinojnë blerjen dhe grumbullimin e lëndëve të para, si mineralet e rralla, që janë......
Sa përqind e mësuesve shqiptarë përdorin IA? Shqipëria kryeson rajonin dhe kontinentin, Franca në fund
Inteligjenca Artificiale, përveçse është një nga zhvillimet më të fundit të teknologjisë, është bërë edhe shumë e përdorshme. Pothuajse në shumë kompani ku......
Australia ndalon mediat sociale për të rinjtë nën 16 vjeç - Prindërit mbështesin vendimin, ndërsa Meta fillon çaktivizimin e llogarive
Prindërit në Sidnej shprehën mbështetje për ndalimin e mediave sociale për të rinjtë në Australi, ndërsa Meta filloi të bllokojë dhe çaktivizojë llogaritë e......
“Vendet në zhvillim nuk janë jashtë rrezikut” - BB paralajmëron shtetet, ndërsa kostot e borxhit arrijnë vlerën rekord
Banka Botërore tha se diferenca midis kostove të shërbimit të borxhit të vendeve në zhvillim dhe financimit të ri arriti nivelin më të lartë në më shumë se......
Sërish rënie për Dollarin amerikan – Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore?
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka vijuar edhe këtë mëngjes një trend zbritës duke shënuar sërish rënie teksa është blerë sot me 82.5 lekë dhe......
11-mujori, gati 300 mijë testime të automjeteve - DPSHTRR: Dominon kontrolli i makinave personale
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar- nëntor 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit......





