Raporti i IEA-s: Çmimet e naftës në rënie - Propozohet hapja më e madhe e rezervave të naftës

Çmimet e naftës ranë më tej të mërkurën, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare të Energjisë propozon hapjen më të madhe të rezervave të naftës në histori, për shkak të ndërprerjeve të mundshme të furnizimit nga konflikti SHBA-Izrael me Iranin. Propozimi i ka ndikuar tregjet dhe kontratat e ardhshme të Brent u tregtuan me 88 cent më poshtë, ose 1%, në 86.92 dollarë për fuçi. Në rënie ishte edhe nafta amerikane. Çmimet patën rënie edhe një ditë më parë, rënia më e madhe në përqindje që nga viti 2022, kur Trump deklaroi një fund të shpejtë të luftës.
Hapja e rezervave e propozuar nga Agjencia Ndërkombëtare të Energjisë tejkalon 182 milionë fuçi naftë që vendet anëtare të nxjerrin në treg, një sasi më e lartë se ajo e vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Një hapje e rezervave të kësaj madhësie do të kompensonte 12 ditë ndërprerje të eksporteve të Gjirit prej 15.4 milionë fuçish në ditë, thanë analistët e Goldman Sachs.
Zyrtarët e G7-ës kanë patur një takim online për të diskutuar këtë hapje të rezervave emergjente të naftës për të zbutur goditjen në treg.
Presidenti francez Macron do të mbajë një videokonfrencë me udhëheqësit e tjerë të vendeve të G7 këtë të mërkurë për të diskutuar ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme mbi energjinë dhe masat që duhen marrë.
Ndërkohë gjiigandi shtetëror i naftës në Abu Dhabi, ADNOC, e mbylli rafinerinë e tij pas një zjarri në një strukturë brenda kompleksit shkaktuar nga një sulm me dron.
Arabia Saudite, eksportuesi më i madh i naftës në botë, e ka rritur furnizimin me naftë nëpërmjet Detit të Kuq, megjithëse sasitë janë shumë nën nivelet e nevojshëme për të kompensuar rënien e flukseve nga Ngushtica e Hormuzit.
Ndryshon trendi i kursi të këmbimit - Rritje e përgjithshme në tregun valutor
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të vlerës krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.3 l4ekë dhe duke u......
Monitorimi i tregut të karburanteve/ Ministria e Financave ngre Task Forcën e përbashkët mes Tatimeve dhe Doganave
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir......
Ministria e Bujqësisë sqaron: Programi IPARD III nuk është hapur ende, po rishikojmë procedurat
Mbështetje e fermerëve me fondet e BE pritet që të rifillojë së shpejti. Megjithatë sipas një sqarimi që Ministria e Bujqësisë bën në rrjetet sociale,......
Raporti: Në SHBA instalimi i paneleve diellore në 2025 ka rënë, politikat e Trump tronditën tregun
Tregu i energjisë diellore në SHBA shtoi më pak instalime të reja në vitin 2025 krahasuar me një vit më parë, tregoi një studim të martën, duke treguar një......
Maqedonia e Veriut, qeveria u hoqi 6 licensa kompanive të përpunimit mjekësor të kanabisit
Qeveria e Meqedonisë së Veriut ka ndërhyrë në rregullimin dhe kontrollin e tregut të kanabisit mjekësor. Në mbledhjen e saj është vendosur që të konfiskohen......
Ushqime dhe shërbime më të shtrenjta, inflacioni në Kosovë arrin 6%
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet e konsumit në vend kanë shënuar rritje vjetore prej 6 për qind në muajin shkurt 2026, krahasuar......
Lista e re e Forbes, në 2026 bota ka 3,428 miliarderë me pasuri 20.1 trilionë dollarë
“Një tjetër vit, një tjetër grup rekordesh për klasën e miliarderëve në botë. Nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të qenë miliarder. Falë shpërthimit......
Qeveria rrit monitorimin e çmimeve të karburanteve - Ibrahimaj: Mekanizëm ditor për transparencë në treg
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea......


