Kina kufizon eksportet e mineraleve - Kontrollet e metaleve kritikë “godasin” furnizimin ndërkombëtar
Kontrollet e eksporteve të Kinës për tre metale të rëndësishme në sektorët e mbrojtjes dhe çipeve po i mbajnë dërgesat në nivele historikisht të ulëta pavarësisht çmimeve të larta në mbarë botën. Me këtë lëvizje, Pekini synon të ushtrojë kontrollin e tij mbi zinxhirin e furnizimit me minerale.
Kina është prodhuesi më i madh në botë i antimonit, germaniumit dhe galiumit, që kanë role të veçanta, por jetësore në energjinë e pastër, prodhimin e çipeve dhe mbrojtjen. Që nga viti 2023, Pekini i ka shtuar gradualisht metalet në listën e kontrolleve të eksportit. Në dhjetor, vendi ndaloi eksportet në SHBA.
Për çdo artikull në listën e kontrollit, eksportuesit duhet të aplikojnë për licensa, një proces që i lejon Kinës të ushtrojë dominimin që ka ndërtuar për vite me radhë mbi minierat dhe përpunimin e mineraleve të rëndësishme.
Të dhënat e reja doganore përforcuan një model që po ndërtohet që nga vendosja e kontrolleve: eksportet kanë rënë dhe disa blerës, veçanërisht në Evropë, janë përjashtuar nga zinxhiri i furnizimit.
Eksportet e produkteve të antimonit dhe germaniumit në tremujorin e parë ranë përkatësisht me 57% dhe 39%, krahasuar me një vit më parë. Eksportet e galiumit në mars arritën nivelin e tyre më të ulët që nga tetori i vitit 2023. Dërgesat tremujore u rritën krahasuar me vitin e kaluar, por tendenca aktuale është ende shumë poshtë vitit 2022, viti i fundit i plotë para kufizimeve.
Mineralet që eksportohen, në rastin e antimonit, po shkojnë në një grup më të vogël vendesh. Pas një ndërprerjeje pesëmujore, dërgesa të vogla antimoni u dërguan në Belgjikë dhe Gjermani në mars, por eksportet ishin shumë poshtë niveleve historike dhe ish-blerësit e mëdhenj si Holanda nuk kanë marrë dërgesa që nga shtatori.
Modeli për tre metalet ngre shqetësime në lidhje me licensat e eksportit që do të miratojë Kina për shtatë elementët e tokës së rrallë që shtoi në listën e kontrollit këtë muaj. Eksportuesit thonë se mbase mund të duhen muaj pritjeje dhe madje edhe më gjatë nëse bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara.
Eksportet e antimonit në SHBA mungojnë që nga shtatori i vitit të kaluar dhe që nga viti 2023 për germaniumin dhe galiumin.
Eksportet e ulëta nga Pekini kanë shtuar vështirësitë për konsumatorët e huaj. Kjo ka rritur çmimet në tregun ndërkombëtar, duke i mbajtur të larta edhe në Kinë.
Sondazh

Ndërron jetë Papa Françesku - Një zë për të varfrit që riformësoi Kishën Katolik
Papa Françesku, një zë për të varfrit që riformësoi Kishën Katolike, por u përball me rezistencë të ashpër, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, njoftoi......

Bimët mjekësore shqiptare rrisin praninë në SHBA - Kompanitë amerikane blenë 177 ton prodhim “Made in Albania”
Edhe pse ende nuk ka hyrë në fuqi, tarifa prej 10% e vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump për mallrat e importuara nga Shqipëria ku një sektor që......

“Roli i gruas në shoqëri po rritet” - Shqipëria 2030, Rama: Kemi më shumë sipërmarrëse femra
Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një takim me gratë në qytetin e Kavajës theksoi se roli i gruas në shoqëri po vazhdohet të fuqizohet, çka pasqyrohet......

Tokat pa tapi, dalin në shitje me 1 euro - Në Maj hyn në fuqi “Paketa e Maleve”, kriteret kush përfiton
“Paketa e Maleve” e cila synon të tërheqë investime në zonat me përparësi zhvillimi, të fuqizojë ekonomitë lokale si dhe të nxisë punësimin është botuar në......

Shkodra, 793 terminale të reja POS në 2024 - Në cilat rajone po nxiten më tepër pagesat elektronike? BSH: Tirana, rritjen më të vogël
Bizneset e Shkodrës dhe të Lushnjes janë ato që kanë instaluar më shumë terminale POS në 2024. Megjithëse Tirana ka numrin më të madh të këtyre terminaleve,......

Centralet e rinj prodhuan 1.81% të energjisë - ERE: Kapaciteteve prodhuese iu shtuan 26 impiante, 18 prej tyre janë diellore
1.81% e energjisë elektrike u prodhua nga impiantet që hynë në prodhim gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, gjatë vitit që......

A mund të anëtarësohet Kanadaja në BE? - Tensionet me Trump “nxisin” qytetarët të kërkojnë bashkimin
Ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump po përmbys marrëdhëniet me fqinjin e tij verior nëpërmjet tarifave ndëshkuese dhe postimeve agresive në mediat......

Forcohet kontrolli i produkteve ushqimore - Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë: Me lot identifikues nga 1 janari 2026
Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që tregtohen në vend do të duhet të jenë të pajisura me tregues identifikues të quajtur "lot", sipas......