“Roli i gruas në shoqëri po rritet” - Shqipëria 2030, Rama: Kemi më shumë sipërmarrëse femra
Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një takim me gratë në qytetin e Kavajës theksoi se roli i gruas në shoqëri po vazhdohet të fuqizohet, çka pasqyrohet kudo. Sipas kreut socialist, në programin “Shqipëria 2030” një rol të rëndësishëm kanë vajzat dhe gratë e reja.
“Kemi krijuar shembuj të rinj. Futëm në risi bashkëdrejtimin e organizatave, kemi mbi 95 përqind të organizatave që kanë bashkëkryetarë. Kemi sot në skuadrën tonë për Shqipërinë 2030, 71 gra dhe vajza; në listat e mbyllura kemi 52 përqind gra dhe vajza. Këtu nuk ka gjë më të bukur sesa gratë dhe vajzat që do luftojnë për burra që janë kandidatë. Këtu në Kavajë ka ndodhur diçka shumë domethënëse. Ne kemi sjellë këtu për këtë zonë 4 deputetë, nga të cilët, 2 janë gra,” u shpreh kryeministri Rama.
Jo vetëm në rendin politik, por edhe në rolin e sipërmarrësit. Sipas kryeministrit Rama, numri i grave që merren me sipërmarrje është rritur ndjeshëm dhe duhet të vazhdojë të rritet.
“Gratë në sipërmarrje, në drejtim të sipërmarrjes kanë arritur në 30%, që është një shifër fantastike dhe duhet të shtrihet shumë më thellë në shoqëri për të garantuar çlirimin dhe barazinë mes gjinive dhe në çdo familje,” tregon ndër të tjera kryeministri Rama.
Gjithashtu, kryeministri Rama, në të tjera, tregoi se trajtimi jo i barabartë i grave ka rënë, por që nuk është ende në nivele të kënaqshme dhe që duhet të ulet akoma më shumë.
Sondazh

Tokat pa tapi, dalin në shitje me 1 euro - Në Maj hyn në fuqi “Paketa e Maleve”, kriteret kush përfiton
“Paketa e Maleve” e cila synon të tërheqë investime në zonat me përparësi zhvillimi, të fuqizojë ekonomitë lokale si dhe të nxisë punësimin është botuar në......

Shkodra, 793 terminale të reja POS në 2024 - Në cilat rajone po nxiten më tepër pagesat elektronike? BSH: Tirana, rritjen më të vogël
Bizneset e Shkodrës dhe të Lushnjes janë ato që kanë instaluar më shumë terminale POS në 2024. Megjithëse Tirana ka numrin më të madh të këtyre terminaleve,......

Centralet e rinj prodhuan 1.81% të energjisë - ERE: Kapaciteteve prodhuese iu shtuan 26 impiante, 18 prej tyre janë diellore
1.81% e energjisë elektrike u prodhua nga impiantet që hynë në prodhim gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, gjatë vitit që......

A mund të anëtarësohet Kanadaja në BE? - Tensionet me Trump “nxisin” qytetarët të kërkojnë bashkimin
Ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump po përmbys marrëdhëniet me fqinjin e tij verior nëpërmjet tarifave ndëshkuese dhe postimeve agresive në mediat......

Forcohet kontrolli i produkteve ushqimore - Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë: Me lot identifikues nga 1 janari 2026
Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që tregtohen në vend do të duhet të jenë të pajisura me tregues identifikues të quajtur "lot", sipas......

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!
Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

2 milion euro grant perfomance për 61 bashki - Afati i aplikimeve dhe kriteret e shpërndarjes
Bashkitë kanë mundësinë të aplikojnë për Grantin e Bazuar në Performancë për vitin 2025. Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore bën me dije se ky......

Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë me një rënie të ndjeshme në raport me javën qe lamë pas duke u blerë këtë mëngjes me 85.5 lekë dhe duke u shitur me......