Centralet e rinj prodhuan 1.81% të energjisë - ERE: Kapaciteteve prodhuese iu shtuan 26 impiante, 18 prej tyre janë diellore
1.81% e energjisë elektrike u prodhua nga impiantet që hynë në prodhim gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, gjatë vitit që shkoi prodhimi vjetor neto nga këto impiante arriti në 142,492 MWh, pa përfshirë centralin diellor të Karavastasë që përllogaritet në prodhimin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Kjo për shkak të kontratës së lidhur mes palëve për blerjen e gjithë sasisë së energjisë së prodhuar nga ky impiant.
Në total gjatë vitit që shkoi hynë në prodhim gjithsej 26 impiante, me një kapacitet të instaluar prej 269.95 MW. Këtu përfshihen centralet diellore, por edhe hidrocentralet që iu shtuan kapaciteteve prodhuese në vend.
Sipas ERE-s burimet hidrike që u shtuan gjatë vitit që shkoi kanë një fuqi të instaluar prej 14 MW, ndërkohë që peshën më të madhe e mbajnë burimet fotovoltaike me 255.95 MW.
Në total janë 18 centrale fotovoltaike që hynë në prodhim gjatë vitit 2024, duke ndikuar në rritjen e energjisë diellore në vend. Së bashku me centralet ekzistues kapaciteti total arrin në 449 MW. Pjesa më e madhe e impianteve që hynë në prodhim gjatë vitit që shkoi janë të vegjël, me kapacitet 2 MW, por nuk mungojnë as centralet e mëdhenj me fuqi 20 – 140 MW.
Rritja e peshës së energjisë diellore ka rëndësi të drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, pasi vendi ynë ka varësi nga burimet hidrike. Aktualisht, sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë numërohen 38 centrale diellore, që janë në prodhim.
Sondazh

A mund të anëtarësohet Kanadaja në BE? - Tensionet me Trump “nxisin” qytetarët të kërkojnë bashkimin
Ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump po përmbys marrëdhëniet me fqinjin e tij verior nëpërmjet tarifave ndëshkuese dhe postimeve agresive në mediat......

Forcohet kontrolli i produkteve ushqimore - Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë: Me lot identifikues nga 1 janari 2026
Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që tregtohen në vend do të duhet të jenë të pajisura me tregues identifikues të quajtur "lot", sipas......

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!
Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

2 milion euro grant perfomance për 61 bashki - Afati i aplikimeve dhe kriteret e shpërndarjes
Bashkitë kanë mundësinë të aplikojnë për Grantin e Bazuar në Performancë për vitin 2025. Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore bën me dije se ky......

Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë me një rënie të ndjeshme në raport me javën qe lamë pas duke u blerë këtë mëngjes me 85.5 lekë dhe duke u shitur me......

Çekia “çlirohet” nga nafta ruse - Arrin pavarësinë nga furnizimet e Kremlinit për herë të parë në histori
Republika Çeke është bërë plotësisht e pavarur nga furnizimet ruse me naftë për herë të parë në historinë e saj, pas përfundimit të përmirësimeve të......

Rama takim me gratë dhe vajzat në Kamëz: Më parë nuk i thoje dot qytet
Kryetari i PS, Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim me gratë dhe vajzat e Kamzës, të cilave ju kërkoi të votojnë në 11 për një Shqipëri europiane dhe......

Berisha me fermerët në Elbasan: Do të merrni kredi të buta, 80% të interesit do e paguajë shteti
Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët e Elbasanit. Në fjalën e tij, Berisha premtoi kredi të buta dhe fonde të veçanta. "Linja......