Çekia “çlirohet” nga nafta ruse - Arrin pavarësinë nga furnizimet e Kremlinit për herë të parë në histori
Republika Çeke është bërë plotësisht e pavarur nga furnizimet ruse me naftë për herë të parë në historinë e saj, pas përfundimit të përmirësimeve të kapacitetit në tubacionin TAL që vjen nga perëndimi.
Furnizimet e para të shtuara përgjatë tubacionit kanë arritur në depon qendrore të naftës në Republikën Çeke, tha kryeministri Petr Fiala në një konferencë shtypi.
"Pas rreth 60 vitesh, varësia jonë nga Rusia për naftë ka mbaruar. Për herë të parë në histori, Republika Çeke furnizohet plotësisht nga nafta joruse dhe furnizohet plotësisht përmes rrugëve perëndimore," tha Fiala.
Që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia, qeveria çeke është përpjekur t'i japë fund varësisë së saj të pjesshme nga tubacioni Druzhba, i cili ka sjellë furnizime nga Moska për dekada dhe ka përbërë rreth gjysmën e importeve vjetore të naftës së vendit.
Në fund të vitit të kaluar, operatori çek i tubacionit MERO përfundoi një përmirësim përgjatë Transalpine (TAL), që transporton naftë nga cisternat në portin italian të Triestes në Gjermani, ku më pas lidhet me impiantin IKL në Republikën Çeke.
Përmirësimi i TAL e ka rritur kapacitetin në dispozicion të Çekisë në 8 milionë tonë në vit, të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat vjetore të vendit.
Republika Çeke importoi 6.5 milionë tonë naftë vitin e kaluar, me 42% të saj që vinte përmes tubacionit Druzhba, sipas statistikave të Ministrisë së Industrisë. Ky është një ndryshim nga dy vitet e mëparshme, kur deri në 58% e furnizimeve ishin ruse.
Vendi gjithashtu u furnizua me naftë nga Azerbajxhani dhe Kazakistani në vitin 2024, së bashku me disa importe të vogla nga Norvegjia dhe Gujana.
Impianti MERO ka thënë se do ta mbajë Druzhbën të mbushur me naftë të papërpunuar, për rrjedha të mundshme në të ardhmen, që mund të përfshijnë burime të tjera, si porti ukrainas i Odesës.
Sondazh

Rama takim me gratë dhe vajzat në Kamëz: Më parë nuk i thoje dot qytet
Kryetari i PS, Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim me gratë dhe vajzat e Kamzës, të cilave ju kërkoi të votojnë në 11 për një Shqipëri europiane dhe......

Berisha me fermerët në Elbasan: Do të merrni kredi të buta, 80% të interesit do e paguajë shteti
Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerët e Elbasanit. Në fjalën e tij, Berisha premtoi kredi të buta dhe fonde të veçanta. "Linja......

Kryeministri Edi Rama viziton kampusin e ri universitar në Korçë-"Vjen tregu brenda universitetit"
"Poli i Dijes’’, është kampusi i ri Universitar, që i shtohet institucioneve arsimore të Korçës dhe jo vetëm, një hapësirë prej 8500 metër katrorë, e......

Berisha uron Pashkën nga Kavaja: Do dyfishojmë fondin për komunitetet fetare
Të gjithë besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë dhe të Kavajës, Gëzuar! Jam shumë i nderuar dhe gëzuar që jam sot këtu tek Ju. Histori ringjallje e plotë,......

Erseka bëhet një pol i ri i energjisë së pastër me “Erseka Solar Park” - Balluku: Përfitim konkret për vendin
Erseka ka tashmë një nga investimet më të mëdha në energjinë diellore në Shqipëri. Parku fotovoltaik “Erseka Solar Park” i shtrirë në një sipërfaqe prej 120......

Rama dhe Balluku vizitojnë rrugët e reja të juglindjes
Është përfunduar puna në aksin rrugor Maliq–Lozhan–Strelcë, një investim strategjik që lidh qytetin e Maliqit me Gramshin dhe zonat përreth, duke krijuar një......

Rama: Korçarët, të parët që do të ndezin çelësin e ngrohjes me gaz
Kryeministri Rama mori pjesë në prezantimin e projektit të gazifikimit të Korçës, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Infrastrukturës......

Gazifikimi i Korçës, Balluku: Investim strategjik, synon ndërtimin e rrjetit modern të shpërndarjes
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, foli për projektin e gazifikimit në Korçë. Në aktivitetin e......