Energjia, rritet mbështetja buxhetore - Plani 3-vjeçar/ Më shumë para’ se sivjet. Ja projektet prioritare për sigurinë energjetike

Qeveria parashikon rritje të shpenzimeve buxhetore për sektorin energjetik në 3 vitet e ardhshëm, në raport me buxhetin e këtij viti. Sipas programit buxhetor afatmesëm 2023 - 2025, për vitin që vjen buxheti për energjinë parashikohet të jetë 3.612 mld lekë, nga 3 mld lekë që ishte në vitin 2022.
Ndërkohë që, për vitet 2024 dhe 2025 mbështetja parashikohet në 3.632 mld lekë. Ndërkaq, sa i takon zhvillimit të sektorit, për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, prioritet është garantimit dhe furnizimi me burime të sigurta energjetike, diversifikimi i furnizimit me burime energjetike dhe integrimi në rrjetet energjetike rajonale dhe Europiane, si dhe eficienca e energjisë.
Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, në vitin 2025 eficenca e energjisë do të rritet me 9.5% referuar vitit 2022, teksa përdorimi i energjisë së rinovueshme parashikohet të rritet me 48% në 2025-ën, në raport me vitin 2022. Sa i takon rritjes së sigurisë energjetike, fokusi duket se do të jetë ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës dhe linjat e interkonjeksionit me Maqedoninë dhe Greqinë.
Kjo sipas Programit të Reformave Ekonomike 2022 - 2024, të nxjerrë për konsultim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Dokumenti jep të dhna mbi ecurinë, që parashikohet të kenë këto projekte.
Përfundimi 2 nënstacioneve për linjën e interkonjeksionit me Maqedoninë e Veriut parashikohet në korrik në vitit 2023, ndërsa linjën e interkonjeksionit 400 kV Shqipëri – Greqi, me gjatësi 127 km specifikohet se OST ka përfunduar studimin para fizibilitetit, ndërsa është kërkuar koordinimi me palën greke për angazhimin dhe përshpejtimin e hapave të nevojshëm për zbatimin e projektit.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Frika nga rikthimi i gripit të shpendëve - Shqipëria ndërpret importin e pulave nga Hungaria dhe Italia
Për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në vendin tonë, Shqipëria ka bllokuar importin dhe tranzitin e shpendëve nga Italia dhe Hungaria. Frika për......

Energjia e “bursës” përjashtohet nga TVSH - Hyn në fuqi në 1 janar 2023, por bursa nuk është ende funksionale
Energjia e importuar dhe furnizuar, e destinuar për t’u shitur përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike do të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e......

“Emigrantët “gjethe fiku” për amnistinë” - Preçi: Qeveria në nevojë urgjente për para’, të tërhiqet nga nisma
Qeveria po përdor emigrantët si “mbulesë” për të vijuar rrugën drejt miratimit të amnistisë fiskale dhe penale, e cila është kritikuar gjerësisht nga......

Rritja e kësteve nga Euribor; asnjë impakt te mikrokreditë!
Ndërsa diskutojmë rritjen e kostove të shportës, të karburanteve dhe të çmimeve të pronave, një zhvillim i ri ka disa muaj që ka filluar të ndikojë shumë......

SHBA do të përjetojë Krishtlindjet më të ftohta në 4 dekada!
Një stuhi e madhe dimërore që përfshiu SHBA-në këtë javë mund të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në katër dekada në disa pjesë të vendit, thonë......

Ekonomia britanike thyen parashikimet – I afrohet edhe më tej rrezikut të një recesioni!
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr me më shumë se sa mendohej në tre muajt deri në shtator, tregojnë shifrat e rishikuara nga organi zyrtar i......

Të bësh ski në Arabinë Saudite! - Projekt ambicioz për ndërtimin e një resorti dimëror 33 herë më të madh se Nju Jorku
Nëse Katari mund të presë Kampionatin Botëror të futbollit, Arabia Saudite mund të presë Lojërat Dimërore Aziatike në shkretëtirë. Si pjesë e projektit të tij......

Shitje rekord shampanje para Krishtlindjeve - Prodhuesit nisin të festojnë vitin e ri para kohe
Shitjet e shampanjës pritet të shënojnë një rekord të ri këtë vit pavarësisht inflacionit që mund t’i kishte detyruar konsumatorët të shmangnin pijen e......