Bota Postuar më 19 Gusht 2023, 11:07

Energjia nga era në det të hapur - Objektivat, jo realistë. Zgjerimi kërkon 27 miliardë dollarë investim deri në 2026

Nga SCAN TV
Energjia nga era në det të hapur - Objektivat, jo realistë.

Objektivat e qeverive për të rritur instalimet e energjisë së erës në nivel global me pesë herë në vit deri në vitin 2030 janë joreale dhe do të kërkonin 27 miliardë dollarë investime në zinxhirin e furnizimit deri në vitin 2026, sipas një raporti të fundit të publikuar nga Wood Mackenzie.

Firma kërkimore dhe konsulente parashikon se kapaciteti vjetor ka më shumë gjasa të rritet me 30 gigavat në vit deri në vitin 2030, shumë më poshtë objektivit prej 80 GW në vit, ose një rritje pesëfish, të vendosur nga qeveritë në mbarë botën.

"Zinxhiri i furnizimit po përpiqet të rritet dhe do të jetë një pengesë për arritjen e objektivave të dekarbonizimit nëse ndryshimi nuk ndodh," deklaroi firma kërkimore.

Afro 80 GW instalime vjetore për të përmbushur të gjitha objektivat e qeverisë nuk është një shifër realiste, madje edhe arritja e parashikuar prej 30 GW shtesë do të jetë joreale nëse nuk ka investim të menjëhershëm në zinxhirin e furnizimit.

Duhen 27 miliardë dollarë investime të reja në zinxhirin e furnizimit deri në vitin 2026 dhe 100 miliardë dollarë investime deri në vitin 2030 që sektori të jetë në gjendje të përmbushë objektivat e qeverisë për pesëfishim të rritjes së instalimeve vjetore deri në fund të dekadës, thuhet në raport.

Wood Mackenzie vuri në dukje se marzhet e ulëta të fitimit në prodhimin e energjisë nga era në det të hapur dhe pasiguria rreth afateve të projektit që rezultojnë në nevoja shumë të ndryshme të zinxhirit të furnizimit, po e bëjnë të vështirë grumbullimin e investimeve në këtë sektor.

Sipas raportit të Rishikimit Statistikor të World Energy në qershor, energjia globale e erës dhe diellit u rrit në një përqindje rekord prej 12% të prodhimit të energjisë vitin e kaluar, duke tejkaluar ato bërthamore.

Vendosja e objektivave dhe planet për infrastrukturën e tregut të energjisë për të mbështetur prodhimin e nergjisë nga era në det të hapur duhet të shtrihen përtej vitit 2030 për të rritur zinxhirin e furnizimit, sipas analistëve të Wood Mackenzie.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat