Emiratet e Bashkuara Arabe përgatisin rezervat - Shtohet prodhimi i naftës në rast të një krize të furnizimit global

Liderët e OPEC, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, janë të gatshëm të bëjnë një rritje të konsiderueshme të prodhimit të naftës në rast se do të ketë një krizë të madhe të furnizimit global këtë dimër.
Lajmi u konfirmua për agjencinë e lajmeve Reuters nga burime që janë në dijeni të vendimeve të eksportuesve kryesorë të Gjirit.
Kur OPEC + vendosi të rrisë prodhimin e naftës me vetëm 100 mijë fuçi në ditë, theu një tabu me një referencë të rrallë për kapacitetin e prodhimit rezervë të grupit.
Në një deklaratë për shtyp, u fol për disponueshmëri të kufizuar të kapacitetit rezervë, duke theksuar nevojën për ta mbajtur rezervë në rast të ndërprerjeve serioze të furnizimit.
Në pamje të parë, duket një konfirmim se lideri i OPEC-ut, Arabia Saudite, nuk ka pothuajse asnjë kufi për rritjen e prodhimit, siç deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron në një bisedë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, muajin e kaluar.
Tre burime, të cilët folën në kushte anonimiteti, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e temës, thanë se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të pomponin "dukshëm më shumë", por do ta bënin këtë vetëm nëse kriza e furnizimit përkeqësohej.
Me mungesën e mundshme të gazit në Europë këtë dimër dhe me një tavan të mundshëm çmimi për shitjet e naftës ruse në fund të vitit, liderët e OPEC nuk mund të hedhin në treg çdo fuçi, të paktën për momentin.
Burimet nuk përcaktuan asnjë rritje, por thanë se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa anëtarë të tjerë të OPEC kanë kapacitet rezervë rreth 2.0 - 2.7 milionë fuçi në ditë.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=dx3TxFkTbo0
Sondazh

“Diagnozë” historike e pronësisë në Shqipëri! Si nisën uzurpimet në 1912, asgjësimi i kadastrave në 1914 në Durrës dhe komisionet e ‘dështuara’ hetimore (Pjesa I)
https://www.youtube.com/watch?v=R1SUgLIGnx8&list=PLfjdwzUbedO3PGDTj4JcFkf5UDMKf54WC&index=20 Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Një nga problematikat më të mëdha......

Elon Musk parashikon recesion të butë 18-mujor dhe sugjeron riblerje të reja aksionesh
Në mbledhjen e aksionerëve të Tesla 2022, investitorët pyetën CEO Elon Musk se si kompania planifikon të shpenzojë paratë e saj në vitet e ardhshme dhe për......

Analistët: Çmimet e energjisë janë ulur, por aksionet e naftës mbeten ende një blerje e leverdishme!
Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm nga majat e tyre të fundit, por ka ende mundësi të leverdishme për blerjen e stoqeve të naftës, sipas analistëve. Kjo për......

“Lëvizin” licencat për energjisë diellore - Pas 3 vitesh, 5 prodhues të rinj që do të përfitojnë nga masat mbështetëse të qeverisë
Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar 5 kompani në veprimtrinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrale fotovoltaike të vegjël, duke i hapur rrugë......

Sondazhi i BQE për eurozonën - Konsumatorët i frikësohen recesionit dhe inflacionit të lartë
Sipas një sondazhi të Bankës Qendrore Europiane, konsumatorët e eurozonës presin një tkurrje të ekonomisë dhe që inflacioni i lartë të ketë pasoja në të......

Turqi, inflacioni në nivelin 80% - Kjo është shkalla më e lartë prej 24 vitesh dhe pritet një rritje e mëtejshme
Inflacioni në Turqi u rrit në nivelin më të lartë të 24 viteve duke arritur në 79.6% në korrik, pasi dobësimi i vazhdueshëm i lirës dhe kostot globale të......

SHBA kalon Rusinë për furnizimin me gaz në Europë - Në BE po vijnë më shumë anije me gaz natyror të lëngshëm amerikan
Pushtimi rus i Ukrainës ka ridrejtuar dërgesat e energjisë në mbarë botën dhe një nga rezultatet është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë po dërgojnë më......

Banka e Anglisë rrit normat e interesit - Parashikohet një recesion që do të zgjasë në kohë
Banka e Anglisë ka regjistruar rritjen më të madhe të normave të interesit në 27 vitet e fundit, pavarësisht sinjaleve për një recesion që pritet të ndodhë,......