Ekonomia, e varur nga biznesi i vogël/ Zë 99.8% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, pesha e të punësuarve në 81.6%

INSTAT ka publikuar statistikat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për vitin 2021. Bazuar në shifrat e vrojtimit sa i përket statistikave strukturore, 99.8% të ndërmarrjeve aktive e zënë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në të njëjtën përqindje si vitin e kaluar. Nëse do të flisnim për peshën e të punësuarve, sipas statistikave punësimi në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka shënuar një rënie me 0.3 pikë përqindje. Rreth 81,6 % e të punësuarve janë punësuar nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 81,9 % që ishte ky tregues përgjatë vitit 2020.
Me rënie paraqiten edhe shitjet neto gjatë vitit 2021. Referuar shifrave rreth 79% e shitjeve neto realizohen nga ndërmarrrjet e vogla dhe të mesme, nga 79.7% që janë realizuar në vitin 2020, duke pësur rënie me 0.9 pikë përqindje.
Nga ana tjetër investimet kanë shënuar rritje, krahasuar me vitin paraardhës, pra vitin 2020. Sipas “Institutit të Statistikave” 76.4% e investimeve kryhen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 74% të kryera në vitin 2020.
Po të fokusohemi në strukturën e punësimit sipas aktiviteteve ekonomike shohim se mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 69.0%. Nga ana tjetër, ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë nxjerrëse me 29.5%, ndërkohë ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë përpunuese me 38.1%.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat janë eksportuese të mallrave kanë mbetur të pandryshuara, njësoj si një vit më parë. Janë 2.6% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilat eksportojnë mallra. Sa i përket të dhënave mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat janë importuese shohim se paraqiten me rënie, nga 10.1% në vitin 2020 në 8.7% në vitin 2021.
Sondazh

Shteti apo privati, cili e amortizoi krizën? Në privat pagat u rritën dy herë më shumë se në shtet
Së fundmi, Kryeministri Rama i ka bërë apel sektorit privat për të reflektuar sa i përket rritjes së pagave, që të mos ta shtrëngojë dorën duke nënpaguar......

Inflacioni na “fshiu” thuajse një pagë mujore/ Zbriti mbi 3600 lekë çdo muaj nga paga, zbuloni sektorët më të prekur
Paga mesatare në vendin tonë është ngjitur pranë rreth 66 mijë lekëve gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, duke u rritur ndjeshëm krahasuar me......

Shqipëria, e 4-ta në Europë me lindjet më të ulta/ Vetëm 1.31 lindje për grua, niveli më i ulët historik
Shqipëria vijon të regjistrojë shkallën më të ulët të lindshmërisë edhe për vitin 2021, krahasuar me vendet e Europës, tregojnë të dhënat nga “Agjencia......

Rritet paga mesatare me rreth 4401 lekë/ Arrin në 66 mijë mijë lekë në fund të 2022-shit, por rritet edhe papunësia
Paga mesatare bruto në Shqipëri për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022, llogaritet në 66,014 lekë. Kështu, shifrat e publikimit......

12,561 shqiptarë ikën me gomone në Mbretërinë e Bashkuar në 2022-shin. Përbëjnë 28% të totalit
Parlamenti britanik në një dokument të publikuar së fundmi mbi skllavërinë modern nënvizon se kanë qenë plot 12,561 shqiptarë të cilët kanë shkuar me gomone......

Kreditë me probleme nisin vitin me rritje/ Në Janar norma ngjitet në 5.1%, nga 5% që ishte në Dhjetor
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rritje të lehtë gjatë muajit të parë të vitit 2023,......

Sa vjeç bëhen nëna gratë shqiptare? 26.6 vjeç për herë të parë, mosha e dytë më e re në Europë, por në rritje nga viti në vit
Të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë sa i përket moshës mesatare më të re të grave që......

Shqipëria, ndër 10 vendet më të lira në Europë për të karikuar një makinë elektrike/ Por, në rrugët tona ka vetëm 1245 automjete të tilla
Përdorimi i makinave elektrike është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për reduktimin e ndotjes së ajrit, por gjithashtu edhe për të kursyer para në një kohë......