Shqipëria, e 4-ta në Europë me lindjet më të ulta/ Vetëm 1.31 lindje për grua, niveli më i ulët historik
Shqipëria vijon të regjistrojë shkallën më të ulët të lindshmërisë edhe për vitin 2021, krahasuar me vendet e Europës, tregojnë të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave”. Ky tregues regjistrohet në 1.31 lindje për grua dhe e rendit vendin tonë të katërtin në Europë, pra ndër vendet më shkallën më të ulët të lindshmërisë. Ndërkohë, të dhënat tregojnë se mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2021 regjistrohet në 1.53 lindje për grua, duke shënuar një rritje, krahasuar me vitin 2020. Të dhënat për vendin tonë paraqiten shumë alarmante duke marrë në konsideratë edhe shifrat në publikimin e “Institutit të Statistikave” mbi treguesit demografikë. Sipas INSTAT, lindjet në vendin tonë, gjatë vitit 2022, kanë prekur rekordin më të ulët në harkun kohor të 32 viteve. Nisur nga këto shifra, por edhe nga tendencat që po ndjekin shifrat e emigrimit apo aplikimeve për azil, duket se Shqipëria po shkon çdo vit e më shumë drejt shuarjes.
Krahasuar me vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut kryeson me normën më të ulët të lindshmërisë pas Shqipërisë. Gjatë vitit 2021, Maqedonia e Veriut regjistron 1.44 lindje për grua. Në rajon, me normën më të lartë të lindshmërisë, me 1.76 lindje është Mali i Zi. Pozicionimi i Malit të Zi jo vetëm është më pozitivi në rajon, por në Europë renditet i gjashti më normën më të lartë. Nga ana tjetër, Serbia regjistron një normë lindshmërie për vitin 2021 deri në 1.52 lindje për grua. Në Europë, Malta dhe Spanja kanë normën më të ulët të këtij treguesi dhe ndiqen nga Italia, duke u renditur kështu në fund të listës së vendeve të kontinentit të vjetër. Shkalla e lindshmërisë në Maltë është 1.13 lindje për grua, në Spanjë pranë 1.19 lindje për grua dhe në Itali në 1.25. Fill pas tyre ndjek Shqipëria, si vendi i 4-tët në Europë me numrin më të ulët të lindjeve. Nga ana tjetër e tabelës gjejmë Francën dhe Çekinë, të cilat janë vendet me normën më të lartë për vitin 2021, duke u renditur të parat në Europë. Franca regjistron 1.84 lindje për grua, ndërsa Çekia 1.83 lindje për grua.
Ndërkohë që shkalla e lindshmërisë në Bashkimin Europian ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë, të dhënat për vendin tonë janë pesimiste. Edhe një pjesë e mirë e vendeve të Europës paraqiten me rritje të këtij treguesi nga viti 2020 në vitin 2021. Vetëm katër vende, Shqipëria, Polonia, Portugalia dhe Lituania, kanë shënuar rënie të normës së fertilitetit. Sipas të dhënave, treguesi i shkallës së lindshmërisë në vendin tonë ka ardhur në rënie nga viti në vit, ku për vitin 2021 ka shënuar shkallën më të ulët në më shumë se dy dekada, që kur të dhënat janë publike. Në vitin 2010 shkalla e lindshmërisë në vendin tonë ishte 1.63 lindje për grua, ndërkohë që shkalla më e lartë është regjistuar në vitin 2001, me 2.31 lindje për grua, pra mbi nivelin e zëvendësimit. Në mënyrë që popullsia të shtohet dhe mos të tkurret duhet që norma sintetike e fekonditetit të jetë mbi 2.
Sondazh

Rritet paga mesatare me rreth 4401 lekë/ Arrin në 66 mijë mijë lekë në fund të 2022-shit, por rritet edhe papunësia
Paga mesatare bruto në Shqipëri për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022, llogaritet në 66,014 lekë. Kështu, shifrat e publikimit......

12,561 shqiptarë ikën me gomone në Mbretërinë e Bashkuar në 2022-shin. Përbëjnë 28% të totalit
Parlamenti britanik në një dokument të publikuar së fundmi mbi skllavërinë modern nënvizon se kanë qenë plot 12,561 shqiptarë të cilët kanë shkuar me gomone......

Kreditë me probleme nisin vitin me rritje/ Në Janar norma ngjitet në 5.1%, nga 5% që ishte në Dhjetor
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rritje të lehtë gjatë muajit të parë të vitit 2023,......

Sa vjeç bëhen nëna gratë shqiptare? 26.6 vjeç për herë të parë, mosha e dytë më e re në Europë, por në rritje nga viti në vit
Të dhënat e “Agjencisë Europiane të Statistikave” tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë sa i përket moshës mesatare më të re të grave që......

Shqipëria, ndër 10 vendet më të lira në Europë për të karikuar një makinë elektrike/ Por, në rrugët tona ka vetëm 1245 automjete të tilla
Përdorimi i makinave elektrike është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për reduktimin e ndotjes së ajrit, por gjithashtu edhe për të kursyer para në një kohë......

Inflacioni nuk po “sprapset”, 7.1% në Shkurt/ Çmime rekord të larta për bulmetin, veshjet, moblimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë
Edhe pse tashmë ka kaluar një vit nga nisja e luftës në Ukrainë bashkë me efektet që transmetoi në ekonominë globale, kryesisht sa i përket çmimeve, norma e......

Energjia rrit çmimet e prodhimit dhe importit/ 21.4% dhe 6.7% më të shtrenjta në T4 2022, krahasuar me një vit më parë
Çmimet e prodhimit dhe të importit vijojnë në një tendencë në rritje edhe përgjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar sipas shifrave më të fundit nga......

Kostot në ndërtim rriten me 7%/ Shpenzimet për energji dhe materiale me ndikimin më të lartë
Të dhënat nga "Instituti i Statistikave" mbi kostot e ndërtimit për tremujorin e katërt të vitit të kaluar sinjalizojnë rritje si në terma vjetore, ashtu edhe......