Desktop - General - 1
Desktop - General - 44
Bota Postuar më 7 Dhjetor 2022, 10:18

Dollari vijon forcimin - Ekzekutivët e bankave amerikane përgatiten për recesion

Nga SCAN TV
Dollari vijon forcimin - Ekzekutivët e bankave amerikane përgatiten

Dollari është forcuar lehtë edhe në sesionin e sotëm, pasi ekzekutivët e bankave më të mëdha në SHBA kanë paralajmëruar për rreziqet e një recesioni, duke rikthyer vëmendjen e inevestitorëve te asetet e sigurta. Drejtuesit e JPMorgan, Bank of America dhe Goldman Sachs deklaruan se bankat po përgatiten për një përkeqësim të ekonomisë vitin e ardhshëm, pasi inflacioni po dëmton shpenzimet e konsumatorëve.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 105.6, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me rreth 0.3%. Gjithsesi, investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen javën e ardhshme, dhe takimin e Rezervës Federale më 14 dhjetor. Euro po tregtohet në rreth 1.0460 dollarë, ndërsa paundi po tregtohet në mbi 1.21 dollarë.

Në Eurozonë, ndërkohë, zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane deklaruan se inflacioni mund të jetë shumë pranë maksimumit dhe deklarata vjen përpara takimit të bankës që zhvillohet javën e ardhshme. Në tregun e kriptomonedhave vijon tendenca në rënie, me bitcoin po tregtohet në rreth 16,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1225 dollarë.

SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat