Ende shumë mosmarrëveshje mes SHBA dhe BE për subvencionet – Çfarë risish solli takimi mes tyre?!

Takimi i përfaqësuesve të lartë të SHBA-së dhe Bashkimit Europian lidhur me mosmarrëveshjen për subvencionet amerikane ndaj prodhimeve vendore ka përfunduar pa rezultate të mëdha pozitive. Pas diskutimeve të këshillit të përbashkët të tregtisë dhe teknologjisë në College Park në shtetin amerikan të Merilendit, zëvendëspresidenti i BE-së, Valdis Dombrovskis shprehu optimizëm të kujdesshëm: "Ne po e lëmë këtë takim pak më optimist sesa para takimit". Por ka "ende shumë për të bërë," tha Dombrovskis.
"Rezultati më i rëndësishëm është ky: Ne jemi të vendosur të ecim përpara së bashku, jo në kurriz të njëri-tjetrit, por për përfitimin e njëri-tjetrit”, tha pas takimit Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken. Ai mendon se dallimet do të tejkalohen. Një grup pune tashmë po merret me këto probleme dhe mosmarrëveshje. Shqetësimet e europianëve po merren seriozisht, tha Blinken.
Konflikti sillet rreth të ashtuquajturit Ligji për Reduktimin e Inflacionit (IRA) të presidentit amerikan Joe Biden. Ky ligj siguron 370 miliardë dollarë (rreth 357 miliardë euro) për mbrojtjen e klimës dhe sigurinë e energjisë - duke përfshirë subvencionet për makinat elektrike, bateritë dhe projektet e energjisë së rinovueshme "Made in USA".
Subvencionet dhe kreditë tatimore janë të lidhura me kompanitë që përdorin produkte ose prodhime amerikane në Shtetet e Bashkuara. Prandaj europianët e akuzojnë Uashingtonin për proteksionizëm. Ata kanë frikë nga disavantazhet për industritë lokale.
Franca përsëriti thirrjen e saj për subvencione të ngjashme të BE-së. Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire deklaroi në Bruksel se Europa duhet "të pajiset me të njëjtat mjete masive dhe efektive", në mënyrë që të industrializojë përsëri kontinentin dhe ta bëjë ekonominë europiane sa më miqësore me klimën. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Brukseli kritikon politikën e pasaportave të arta: Abuzimi me to mund të rikthejë vizat për Shqipërinë dhe BP!
Në raportin e tij të pestë për monitorimin e pezullimit të vizave, Komisioni i BE-së kërkon nga vendet e Ballkanit Perëndimor për shtetasit e të cilëve janë......

Dollari vijon të forcohet ndërsa monedha europiane humbet sërish pikë!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 110.9 lekë dhe është shitur me 112 lekë sipas kursit......

Jo vetëm mesazh politik/ Çfarë parashikon “Deklarata e Tiranës”! Nga programi 1 miliard euro për investime te plani “Repower” i BE
Samiti i Tiranës nuk ishte një samit vetëm për të dhënë një mesazh politik por edhe një samit me një paketë konkrete projektesh. Në fund të samitit, liderët e......

Konfirmimi nga Tirana: Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian! Von der Leyen dhe Michel: Ky samit, mesazh i qartë
Tirana ishte të marten Brukseli i Ballkanit! Liderët e Bashkimit Europian u bashkuan për herë të parë në një samit jashtë territorit të BE-së për të dhënë një......

Reconstruction requires more money. The budget changes: 106 million euros are added, but the fund for salaries is reduced
At the end of the year, the government has decided to change the state budget again. Referring to the normative act, dated December 1, 2022, budget revenues......

How much will Albania gain from the removal of roaming with the EU?
The signing of the agreement for the removal of the roaming fees between the countries of the Western Balkans with those of the European Union was one of the......

The EU-Western Balkans summit/ Political message or a program for Balkan? - Beqa: Reconfirmation for expansion, concrete initiatives
The EU-Western Balkans summit held in Tirana reaffirmed the European Union's support for the enlargement process vis-à-vis the countries of the region. This......

Bordi i Transparencës - Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......