Shqipëria Postuar më 7 Dhjetor 2022, 09:55

Dollari vijon të forcohet ndërsa monedha europiane humbet sërish pikë!

Nga SCAN TV
Dollari vijon të forcohet ndërsa monedha europiane humbet sërish

Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 110.9 lekë dhe është shitur me 112 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq monedha europiane ka regjistruar rënie të lehtë të kuotës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 116.1 lekë dhe është shitur me 116.8 lekë.

Paundi britanik ka pësuar një zbritje të lehtë të kuotës këtë të mërkurë pasi blihet sot me 133.9 lekë dhe shitet me 135.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane ka fituar pikë teksa shënon rritje në raport me një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 117.2 lekë dhe duke u shitur me 118.1 lekë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat