Jo vetëm mesazh politik/ Çfarë parashikon “Deklarata e Tiranës”! Nga programi 1 miliard euro për investime te plani “Repower” i BE
Samiti i Tiranës nuk ishte një samit vetëm për të dhënë një mesazh politik por edhe një samit me një paketë konkrete projektesh. Në fund të samitit, liderët e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë firmosur atë që u emërtua si “Deklarata e Tiranës”; një deklaratë me 33 pika, e ndarë në dy drejtime; politike dhe ekonomike.
Sa i përket angazhimit politik, deklarata parashikon angazhimin e Ballkanit për të mbështetur qartazi politikat e BE-së ndaj Rusisë, deri në aplikimin e sanksioneve kufizuese njësoj si BE-ja. Bashkimi Europian nxit kryerjen e reformave të nevojshme politike si lufta kundër krimit e korrupsionit, dialogun Prishtinë-Beograd etj.
Por angazhimet ekonomike mes palëve duken më konkrete.
Veç marrëveshjes për të nisur heqjen e shërbimit roaming për vendet e Ballkanit nga Bashkimi Europian, deklarata parashikon gjtihashtu angazhimin e BE-së për të mbështetur vendet e Ballkanit për të kapërcyer vështirësitë ekonomike të krijuara nga konflikti ushtarak Rusi-Ukrainë.
Në këtë kuadër, BE angazhohet për një paketë financiare 1 miliardë euro në grante të cilat mund të sjellin 2,5 miliardë euro në investime, do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor të zbutë ndikimin e krizës energjetike, raporton SCAN TV.
Një angazhim tjetër dypalësh është edhe “Plani REPoëer” i BE-së që synon të ndihmojë për të ulur varësinë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nga gazi rus. Nëpërmjet Komunitetit të Energjisë, BE-ja po hap tregun e saj të energjisë elektrike për Ballkanin Perëndimor, edhe në sektorin e energjive së rinovueshme, duke iu nënshtruar reformave rregullatore.
Plani Ekonomik dhe Investimit (PEI) parashikon një paketë ambicioze investimi, duke mobilizuar afërsisht 30 miliardë euro për rajonin, të përbëra nga 9 miliardë euro financim me grante nga IPA III dhe deri në 20 miliardë euro në investime, të mobilizuara nga Instrumenti i ri i Garancisë së Ballkanit Perëndimor.
Vendet angazhohen të bashkëpunojnë në plane të përbashkëta për të frenuar emigracionin masiv nga vendet e Ballkanit e në këtë kuadër, parashikohet edhe një program i posaçëm për rininë. Po ashtu, të rinjtë e Ballkanit do të kenë mundësinë që të studiojnë në universitete europiane pa pasur nevojën që të udhëtojnë atje.
Marrëveshja me 33 pika e Tiranës përmban gjithashtu një serë mesazhesh të qarta që në thelb kanë të njëjtin konkluzion: Ballkani Perëndimor duhet të jetë i orientuar vetëm drejt Bashkimit Europian në një procës që në fund do të sjellë integrimin e plotë të tyre.
Sondazh

Konfirmimi nga Tirana: Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian! Von der Leyen dhe Michel: Ky samit, mesazh i qartë
Tirana ishte të marten Brukseli i Ballkanit! Liderët e Bashkimit Europian u bashkuan për herë të parë në një samit jashtë territorit të BE-së për të dhënë një......

Reconstruction requires more money. The budget changes: 106 million euros are added, but the fund for salaries is reduced
At the end of the year, the government has decided to change the state budget again. Referring to the normative act, dated December 1, 2022, budget revenues......

How much will Albania gain from the removal of roaming with the EU?
The signing of the agreement for the removal of the roaming fees between the countries of the Western Balkans with those of the European Union was one of the......

The EU-Western Balkans summit/ Political message or a program for Balkan? - Beqa: Reconfirmation for expansion, concrete initiatives
The EU-Western Balkans summit held in Tirana reaffirmed the European Union's support for the enlargement process vis-à-vis the countries of the region. This......

Bordi i Transparencës - Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Tirana ndryshe nën “petkun” e Samitit - Ngjarja historike “paralizon” një pjesë të qytetit, paralelisht protestë
Pritja e liderëve Europianë dhe të Ballkanit Perëndimor ka sjellë “paralizë” në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ky gjysma e tij është spastruar nga çdo lloj......

KPP “ndal” shkeljet me tenderin e Pyllit Orbital - Pranon ankesën për kritere të paramenduara, urdhër bashkisë: Të modifikohen!
Komisioni i Prokurimit Publik ka kërkuar modifikimin e kritereve të tenderit të shpallur nga Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit, në Bashkinë e Tiranës për Pyllin......

Samiti/ Mesazh politik i BE apo program për Ballkanin? - Beqa: Rikonfirmim për zgjerimin, nisma konkrete
Samiti BE-Ballkani Perëndimor i zhvilluar në Tiranë rikonfirmon mbështetjen e Bashkimit Europian për procesin e zgjerimit kundrejt vendeve të rajonit. I......