Brukseli kritikon politikën e pasaportave të arta: Abuzimi me to mund të rikthejë vizat për Shqipërinë dhe BP!

Në raportin e tij të pestë për monitorimin e pezullimit të vizave, Komisioni i BE-së kërkon nga vendet e Ballkanit Perëndimor për shtetasit e të cilëve janë hequr vizat, harmonizim të politikave të vizave. Veç të tjerash, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë paralajmëruar nga Komisioni për skemat e dhënies së shtetësisë për investitorët e huaj. Komisioni paralajmëron se aplikimi i pasaportave të arta mund të sjellë sërish regjimin e vizave për vendet përkatëse.
Pavarësisht nga shqetësimet e shprehura më parë nga Komisioni, Shqipëria vijon të ketë në fuqi legjislacionin që lejon marrjen e një ‘shtetësie sipas skemës së investimeve (‘pasaportat e arta’), konstatohet në raport. Aty ngrihet më tej shqetësimi se skema të tilla, shtetësi kundrejt investimi, mund të nxisin migracionin e parregullt në BE, si edhe të minojnë masat për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Komisioni i paralajmëron këto vende se do të vijojë ta monitorojë praktikimin e “pasaportave të arta”. Nëse skema të tilla do të përdoren për të anashkaluar procedurën e vizave të BE-së ose për “pastrim parash”, apo të rezultojnë se përbëjnë rrezik për sigurinë, Komisioni do të kërkojë rivendosjen e regjimit të vizave.
Raporti kritikon gjithashtu Shqipërinë edhe për sa i përket politikës së vizave. “Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të harmonizuar më tej politikën e saj të vizave me listën e vendeve të treta, për shtetasit e të cilëve BE kërkon vizë”, konstaton raporti. “Përkundrazi, në vitin 2021 dhe në fillim të vitit 2022, Shqipëria u largua më shumë nga rekomandimet.”
Në raport kërkohet që në të ardhmen të mos ketë devijime të tjera nga lista e vendeve, për të cilat BE kërkon viza. Kjo, sipas raportit, vlen më së shumti për ato vende të treta që kanë emigrim të parregullt ose që përbëjnë rreziqe sigurie.
Përpara vitit 2021, Shqipëria kishte pasur marrëveshje pa viza me Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Kinën, Guajanën, Kazakistanin, Kuvajtin dhe Turqinë dhe ndërkohë ka hequr kërkesat për viza sezonale (nga maji në shtator) për shtetasit e Bahreinit, Omanit, Katarit, Rusisë, Arabisë Saudite dhe Tajlandës.
Në raport kritikohet edhe heqja e vizave sezonale për shtetas të huaj që janë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shumë syresh kanë përfunduar si refugjatë në BE, thuhet në raport. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Dollari vijon të forcohet ndërsa monedha europiane humbet sërish pikë!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 110.9 lekë dhe është shitur me 112 lekë sipas kursit......

Jo vetëm mesazh politik/ Çfarë parashikon “Deklarata e Tiranës”! Nga programi 1 miliard euro për investime te plani “Repower” i BE
Samiti i Tiranës nuk ishte një samit vetëm për të dhënë një mesazh politik por edhe një samit me një paketë konkrete projektesh. Në fund të samitit, liderët e......

Konfirmimi nga Tirana: Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Europian! Von der Leyen dhe Michel: Ky samit, mesazh i qartë
Tirana ishte të marten Brukseli i Ballkanit! Liderët e Bashkimit Europian u bashkuan për herë të parë në një samit jashtë territorit të BE-së për të dhënë një......

Reconstruction requires more money. The budget changes: 106 million euros are added, but the fund for salaries is reduced
At the end of the year, the government has decided to change the state budget again. Referring to the normative act, dated December 1, 2022, budget revenues......

How much will Albania gain from the removal of roaming with the EU?
The signing of the agreement for the removal of the roaming fees between the countries of the Western Balkans with those of the European Union was one of the......

The EU-Western Balkans summit/ Political message or a program for Balkan? - Beqa: Reconfirmation for expansion, concrete initiatives
The EU-Western Balkans summit held in Tirana reaffirmed the European Union's support for the enlargement process vis-à-vis the countries of the region. This......

Bordi i Transparencës - Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Tirana ndryshe nën “petkun” e Samitit - Ngjarja historike “paralizon” një pjesë të qytetit, paralelisht protestë
Pritja e liderëve Europianë dhe të Ballkanit Perëndimor ka sjellë “paralizë” në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ky gjysma e tij është spastruar nga çdo lloj......