Europa Postuar më 7 Dhjetor 2022, 10:16

Përkeqësimi i ekonomisë rrëzon bursat - Dimon: Konsumatorët kanë ende kursimet e pandëmisë, kjo do të ndryshojë në 2023

Nga SCAN TV
Përkeqësimi i ekonomisë rrëzon bursat - Dimon:

Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla edhe në sesionin e sotëm, për shkak se vëmendja e investitorëve është rikthyer te ngadalësimi i ekonomisë globale. Edhe tregjet e Azi-Paqësorit kanë pasur një performancë mikse, duke ndjekur rënien e Wall Street. Shefi ekzekutiv i JPMorgan Chase,  Jamie Dimon, deklaroi për CNBC se konsumatorët amerikanë vijojnë ta mbështesin ekonominë amerikane, por kjo do të ndryshojë në vitin 2023.

Konsumatorët në SHBA kanë rreth 1.5 trilionë dollarë në kursime shtesë nga programet e stimujve gjatë pandemisë dhe po shpenzojnë 10% më shumë, krahasuar me vitin 2021. Por, vitin e ardhshëm, sipas Dimon, inflacioni do të gërryejë kursimet e familjeve, duke e çuar ekonominë drejt recesionit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie të lehtë me 0.2% të vlerës.

Investitorët po presin edhe disa të dhëna ekonomike që do të publikohen në Eurozonë, në vonë gjatë ditës së sotme, të cilat mund të japin një panoramë më të qartë mbi hapat që do të ndërmarrë Banka Qendrore Europiane në takimin e javës së ardhshme.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat