Bota Postuar më 21 Shkurt 2023, 10:03

Dollari, në nivelin më të lartë në 6 javë - Mbështetet nga pritshmëritë se FED do të rrisë interesat

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të lartë në 6 javë -

Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, por investitorët po tregohen të kujdesshëm sepse po presin të dhënat ekonomike për Eurozonën dhe Shtetet e Bashkuara. Tregu i fortë i punës në SHBA dhe shitjet me pakicë në rritje kanë shtuar mundësitë që Rezerva Federale të vijojë me politikën monetare shtrënguese, duke mbështetur monedhën e gjelbër.

Ndërkohë, sesioni i sotëm do të jetë i pari për Wall Street sepse të hënën ishte pushim me rastin e Ditës së Presidentit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, ka fituar rreth 1.7% të vlerës gjatë këtij muaji dhe po qëndron në rreth 104, niveli më i lartë në 6 javët e fundit. Në Europë, ndërkohë, investitorët presin që Banka Qendrore të rrisë normën bazë të interesit me 50 pikë në takimin e marsit, pasi të dhënat ekonomike në Eurozonë kanë qenë pozitive.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka vijuar tendencën në rritje dhe është mbështetur nga vendimi i Hong Kongut për të publikuar rregullat e licencimit të pikave të këmbimit, një hap që synon të inkurajojë zhvillimin e këtij tregu. Bicoin po tregtohet në mbi 25 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth mbi 1700 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat