Shqipëria Postuar më 13 Dhjetor 2022, 10:03

Dobësohet ndjeshëm Franga zvicerane ndërsa Euro dhe Dollari nuk luhaten!

Nga SCAN TV
Dobësohet ndjeshëm Franga zvicerane ndërsa Euro dhe Dollari nuk

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të kuotës pasi vijon edhe sot të blihet sikurse edhe një ditë më parë me 109.4 lekë dhe të shitet me 110.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu nuk ka pësuar lëvizje të rëndësishme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi vazhdon edhe sot të blihet me 115.3 lekë dhe të shitet me 116 lekë duke mbetur kështu në kuota negative përballë Lekut.

Franga zvicerane ka shënuar një zbritje të ndjeshme të vlerës pasi në raport me ditën e hënë është blerë këtë të martë me 116.3 lekë dhe është shitur me 117.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ndërkaq mbetet relativisht i qëndrueshëm edhe sot pasi nuk ka pasur luhatje të vlerës në raport me ditën e djeshme teksa vijon të blihet edhe sot me 133.6 lekë dhe të shitet me 134.8 lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat