Nafta, sesioni i dytë me radhë në rritje - Mbyllja e tubacionit Keystone dhe rihapja e Kinës mbështesin çmimet

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të dytën ditë me radhë, për shkak se tubacioni Keystone, që transporton naftë nga Kanadaja drejt Shteteve të Bashkuara, vijon të jetë i mbyllur. Edhe lehtësimi i kufizimeve kundër përhapjes së Covid-19 në Kinë po mbështet çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në mbi 73 dollarë për fuçi.
Mbyllja e tubacionit Keystone, që transporton rreth 620 mijë fuçi naftë në ditë nga fusha naftëmbajtëse Alberta në Kanada, drejt Shteteve të Bashkuara, e ka tkurrur furnizimin e tregut dhe nëse vijon të jetë i mbyllur mund të ulë edhe rezervat e naftës. Ky tubacion vijon të jetë i mbyllur që nga data 7 dhjetor, kur u evidentua një rrjedhje prej rreth 14 mijë fuçi naftë në Kansas të Shteteve të Bashkuara. Kompania që operon tubacionin nuk ka dhënë ende një datë se kur do të rifillojë puna.
Për këtë arsye, analistët parashikojnë se rezervat e naftës në SHBA do të kenë rënë me 3.9 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 9 dhjetor. Përsa i përket parashikimeve, analistët e Bank of America parashikojnë se rihapja e suksesshme e ekonomisë kineze, dhe ngadalësimi i rritjes së interesave nga bankat qëndrore mund ta rrisë kërkesën për naftë dhe çmimi i Brentit të Londrës mund të ngjitet deri në 90 dollarë për fuçi.
SCAN

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin inflacionin në SHBA dhe takimet e bankave qendrore
Dollari po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që publikohet më vonë gjatë......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Tregjet presin takimet e bankave qendrore dhe inflacionin në SHBA
Tregjet e aksioneve i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, por investitorët po tregohen në kujdesshëm, në pritje të inflacionit në SHBA, që do të......

VKM/ Agjencia e Lundrës i kalon FSHZH! Do të përdoret për një kompleks të ri sportiv
Këshilli i Ministrave ka miratruar ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të pronës me emërtim......

Fondi i veçantë, qeveria e ndalon këtë vit për shpërblime punonjësish dhe festa
Institucionet qendrore dhe vendore nuk do të mund të përdorin Fondin e veçantë buxhetor për shpërblime punonjësish, për festa fundviti e as për aktivitete......

Vendimi/Qeveria liron nga detyra Çulin. Emëron Altin Bashën në krye të Teatrit Kombëtar
Këshilli i Ministrave ka ndryshuar drejtorin e Teatrit Kombëtar. Në mbledhjen e fundit, qeveria ka miratuar vendimin për lirimin nga detyra të Hervin Çulit dhe......

Përpara zgjedhjeve, qeveria “shkund” sërish bashkitë - Strategjia/ Nxitje vendorëve për shërbime më cilësore dhe rritje të të ardhurave
Përpara mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 2023-shit, qeveria synon të “shkundë” sërish bashkitë që të jenë më efiçente në mbledhjen e të ardhurave dhe ofrimin......

Turistët shpenzuan 1 mld euro gjatë verës - Rekord absolut për vendin, 35% më shumë se rekordi i mëparshëm. Mbi 2 mld euro në 9 muaj
Një milliard euro janë shpenzimet e turistëve në vendin tonë gjatë kulmit të sezonit turistik, në muajt korrik/gusht/shtator, tregojnë të dhënat më të fundit......

Reforma në Drejtësi, kosto pa fund. Shtohen edhe 96 milionë Euro - Zbardhet strategjia 2023-2025, nga buxheti do shpenzohen 86 milionë Euro, 10 Mln nga donatorët
Reforma në Drejtësi i ka kushtuar qindra miliona euro buxhetit të shtetit gjatë këtyre viteve, ndërkohë që kostot do të vijojnë të jenë shumë të larta edhe për......