Bota Postuar më 13 Dhjetor 2022, 09:49

Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin inflacionin në SHBA dhe takimet e bankave qendrore

Nga SCAN TV
Tregu i monedhave, i qëndrueshëm - Investitorët presin

Dollari po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që publikohet më vonë gjatë ditës së sotme, dhe takimet e bankave qëndrore më të mëdha të botës. Të dhënat mbi ecurinë e çmimeve në Shtetet e Bashkuara do të japin një panoramë më të qartë mbi politikat monetare që do të marrë banka qendrore më e madhe në botë. Gjithashtu, më vonë gjatë javës do të marrin vendimet e tyre edhe Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë.

Që të treja bankat pritet të rrisin normën bazë të interesit me 50 pikë bazë. Ekonomistët e anketuar nga Reuters parashikojnë se inflacioni bazë në SHBA do të jetë rritur me 0.3% me bazë mujore dhe me 7.3%, krahasuar me një vit më parë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 105 dhe ka humbur ndjeshëm terren nga niveli më i lartë në 20 vitet e fundit, prej 114.8, që regjistroi në fund të shtatorit.

Për shkak të ngadalësimit të çmimeve, analistët parashikojnë se norma referencë e interesit në SHBA do të qëndrojë poshtë 5%. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është ngjitur sërish mbi 17 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1265 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...