Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Tregjet presin takimet e bankave qendrore dhe inflacionin në SHBA

Tregjet e aksioneve i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, por investitorët po tregohen në kujdesshëm, në pritje të inflacionit në SHBA, që do të publikohet më vonë gjatë ditës së sotme. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.3%, ndërsa sektori i teknologjisë kryeson fitimet, në rritje me 1.1%.
Ekonomistët e anketuar nga Reuters parashikojnë se indeksi i çmimeve konsumatore në SHBA do të jetë rritur me 0.3%, me bazë mujore dhe me 7.3% me bazë vjetore, që do të jetë sërish në ngadalësim krahasuar me të dhënat e tetorit.
Gjithashtu, Rezerva Federale do të fillojë takimin 2-ditor ditën e sotme dhe pritshmëritë janë për rritjen e normës bazë të interesit me gjysëm pikë përqindje. Ndërsa të enjten do të marrin vendimet e tyre mbi politikat monetare Banka Qendrore Europiane, Banka e Anglisë dhe Banka Kombëtare e Zvicrës. Referuar të dhënave të tjera, Indeksi i Çmimeve Konsumatore në Gjermani u rrit me 10%, gjatë nëntorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe në rënie me 0.5% krahasuar me muajin tetor.
SCAN
Sondazh

VKM/ Agjencia e Lundrës i kalon FSHZH! Do të përdoret për një kompleks të ri sportiv
Këshilli i Ministrave ka miratruar ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të pronës me emërtim......

Fondi i veçantë, qeveria e ndalon këtë vit për shpërblime punonjësish dhe festa
Institucionet qendrore dhe vendore nuk do të mund të përdorin Fondin e veçantë buxhetor për shpërblime punonjësish, për festa fundviti e as për aktivitete......

Vendimi/Qeveria liron nga detyra Çulin. Emëron Altin Bashën në krye të Teatrit Kombëtar
Këshilli i Ministrave ka ndryshuar drejtorin e Teatrit Kombëtar. Në mbledhjen e fundit, qeveria ka miratuar vendimin për lirimin nga detyra të Hervin Çulit dhe......

Përpara zgjedhjeve, qeveria “shkund” sërish bashkitë - Strategjia/ Nxitje vendorëve për shërbime më cilësore dhe rritje të të ardhurave
Përpara mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 2023-shit, qeveria synon të “shkundë” sërish bashkitë që të jenë më efiçente në mbledhjen e të ardhurave dhe ofrimin......

Turistët shpenzuan 1 mld euro gjatë verës - Rekord absolut për vendin, 35% më shumë se rekordi i mëparshëm. Mbi 2 mld euro në 9 muaj
Një milliard euro janë shpenzimet e turistëve në vendin tonë gjatë kulmit të sezonit turistik, në muajt korrik/gusht/shtator, tregojnë të dhënat më të fundit......

Reforma në Drejtësi, kosto pa fund. Shtohen edhe 96 milionë Euro - Zbardhet strategjia 2023-2025, nga buxheti do shpenzohen 86 milionë Euro, 10 Mln nga donatorët
Reforma në Drejtësi i ka kushtuar qindra miliona euro buxhetit të shtetit gjatë këtyre viteve, ndërkohë që kostot do të vijojnë të jenë shumë të larta edhe për......

Super tenderët e ARRSH: Lidhet kontrata për Elbasan-Qafë Thanë, një nga ofertat fituese sa 99% e fondit limit
Gati 4 mld lekë është vlera e tre tenderëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, për të cilët janë shpallur kompanitë fituese apo është lidhur kontrata. 2.6 mld......

Gjykatat e prokuroritë bosh, Vetting-u bën “kërdinë” - 214 magjistratë të shkarkuar, mbi 100 të tjerë të dorëhequr, apo të larguar nga sistemi
Nga viti 2018, kur edhe nisi të japë vendimet e para për shkarkimin apo konfirimin në detyrë, Komisioni i Pavarur i Kuaalifikimit, shkalla e parë e Vetting-u,......