Ditë historike për sistemin financiar shqiptar - Sejko firmos aplikimin zyrtar për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA

Shqipëria ka firmosur aplikimin zyrtar për anëtarësim në ‘Single Euro Payments Area” ose siç njihet ndryshe SEPA. Kjo konsiderohet si një ditë historike për sistemin financiar në vend.
SEPA është një iniciativë e hershme e Bashkimit Evropian për harmonizimin e pagesave elektronike në Euro, ndërmjet vendeve anëtare. Skemat e Pagesave SEPA i sigurojnë qytetarëve dhe bizneseve evropiane, pagesa ndërkufitare në monedhën e përbashkët, me të njëjtën kosto dhe lehtësi si pagesat brenda vendit të tyre. Megjithatë, zona gjeografike SEPA shtrihet edhe jashtë vendeve të BE-së, duke numëruar deri tani 36 vende që kanë harmonizuar standardet për pagesat elektronike në euro.
Banka e Shqipërisë ka nisur punën për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA që në vitin 2021, kur u bë pjesë e projektit rajonal “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Me firmosjen e aplikimit nga guvernatori Gent Sejko, Shqipëria është, kështu, vendi i parë në rajon, i cili dërgon aplikimin formal për t’u pranuar në zonën gjeografike SEPA. Pjesëmarrja e Shqipërisë në SEPA, jo vetëm që shënon një hap mjaft të rëndësishëm në rrugëtimin e integrimit evropian të vendit, por do të krijojë lehtësira për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë në terma të kostos, kohës dhe thjeshtësisë me të cilën do të kryejnë transaksione ndërkufitare brenda tregut evropian.
BE-ja është partneri tregtar kryesor i Shqipërisë, ku rreth 2/3 e tregtisë kryhen me këto vende, ndaj përfitimet nga krijimi i lehtësirave financiare është domethënës për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare.
Gjithashtu, pjesëmarrja në SEPA i ofron bizneseve shqiptare qasjen në tregun evropian prej 350 milionë banorësh, duke i ofruar mundësi për zgjerimin e aktivitetit të tyre, rritjen e konkurrencës dhe përfitimin e risive. Pjesëmarrja në SEPA vlerësohet se do të ketë një kontribut domethënës në sektorë strategjikë siç është turizmi dhe në rritjen flukseve të lidhura me investimet e huaja direkte.
Ulja e kostove të transfertave në euro pritet të ndikojë dhe në formalizimin e flukseve të remitancave. Projeksionet janë që në afat të mesëm, ekonomia shqiptare do të përfitojë disa qindra milionë euro nga aderimi në SEPA.
Nga pikëpamja e stabilitetit financiar, pjesëmarrja në SEPA ofron një mënyrë për të adoptuar sisteme më moderne, më të sigurta dhe më eficiente të pagesave elektronike. Duke prezantuar alternativa të tilla për qytetarët tanë, synojmë të rrisim përdorimin e pagesave elektronike, uljen e përdorimit të cash-it dhe rritjen e përfshirjes financiare.
Banka e Shqipërisë ka udhëhequr procesin e aplikimit dhe e ka dorëzuar atë në Këshillin Evropian të Pagesave në emër të komunitetit financiar shqiptar. Procesi i aplikimit në SEPA ka pasur mbështetjen dhe asistencën teknike të vazhdueshme të Bankës Botërore.
SCAN
Sondazh

Rritet energjia e tregtuar në bursën shqiptare - Volumet e shtuara nga bashkimi i tregjeve me Kosovën
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë ka rritur volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. Sipas të dhënave të......

GJED gjobit Hungarinë me 200 milionë euro për shkelje "jashtëzakonisht të rëndë" të ligjit të BE-së për azilin!
Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) ka urdhëruar Hungarinë të paguajë një shumë prej 200 milionë eurosh për kufizimet e vjetra të vendit për ligjin e......

“Ujësjellësit, të bëjnë studim mbi eficiencën e energjisë” - Kuvendi, kërkesë ERRU-së: Energjia, kosto të larta operacionale për shoqëritë
Enti Rregullator i Ujit duhet t’iu kërkojë ujësjellësve të bëjnë një studim mbi eficiencën e energjisë në sistemet e furnizimit me ujë, duke u fokusuar në......

Rekord skanimesh për kontenierët në pikat doganore - Mbi 265 mijë kalojnë në “filtër”. Sa është kostoja për bizneset dhe buxhetin?
Numri total i skanimeve të kontenierëve në të gjitha pikat doganore për vitin 2023 ka arritur rekord krahasuar me vitet mëparshme. Referuar raportit vjetor të......

“Investoni në industrinë ushtarake” - Peleshi: Të riaktivizojmë asetet e së shkuarës përmes investimeve të përbashkëta
Nxitja e bizneseve shqiptare për të aplikuar në projektet e NATO-s, si dhe nxitja e investimeve në industrinë ushtarake, ishte fokusi i një takimi të......

Ngrihet komisioni për ndërtimet pa leje të konfiskuara - Do të jetë organ kolegjial pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës
Qeveria ka përcaktuar rregulla të reja për mënyrën e funksionimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara. Komisioni bazohet në ligjin e miratuar në vitin......

Së shpejti vjen e-Albania 2.0 - Portali i shërbimeve elektronike i nënshtrohet ridizajnimit
Portali qeveritar E-Albania do t’I nënshtrohet disa ndërhyrjeve që kanë si qëllim kalimin në një nivel tjetër të performancës në ofrimin e shërbimeve. Agjencia......

Bllokim automatik i llogarive të 130 mijë debitorëve të tatimeve - Sistem i ri elektronik që lidh 11 bankat tregtare me Tatimet
Tatimet dhe bankat në vend do të kenë së shpejti një sistem të digjitalizuar komunikimi në lidhje me mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara. Ngritja e......