Çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten në të gjithë Europën ndërsa Çekia bën thirrje për samitin e BE-së!

Çmimet e energjisë po rriten në të gjithë Europën dhe me përfundimin e verës ekziston frika se situata mund të dalë jashtë kontrollit këtë dimër.
Qeveritë europiane po përpiqen për zgjidhje. BE ka zbatuar tashmë direktivat e konsumit të gazit, megjithëse nuk është e qartë nëse kjo do të mjaftojë për të shmangur racionimin dhe ndërprerjet e energjisë elektrike.
Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, ka bërë thirrje për një samit të BE-së për të trajtuar situatën sa më shpejt të jetë e mundur.
Në një postim në Twitter, ministri çek i industrisë Jozef Sikela tha: "Ne jemi në një luftë energjetike me Rusinë dhe ajo po dëmton të gjithë BE-në. Në marrëveshje me Komisionin Europian dhe kryeministrin [çek] ... do të propozoj të mblidhet një takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit të Energjisë të BE-së në datën më të hershme të mundshme”. Ekonomitë më të mëdha të Europës po vuajnë më së shumti.
Në Francë, një vend shumë i varur nga energjia bërthamore, mbyllja e reaktorëve të shumtë për mirëmbajtje e çoi koston për megavat-orë në 900 euro në tregun e të ardhmes dhjetë herë më e lartë se një vit më parë.
Gjermania ndërkohë kishte një nga marrëdhëniet më të ngushta energjetike me Rusinë para luftës. Shkurtimet e vazhdueshme të furnizimit nga Gazprom dhe mbyllja e planifikuar e gazsjellësit Nordstream në fund të gushtit kanë bërë që çmimet e energjisë të arrijnë nivele rekord.
Për t'i bërë gjërat edhe më keq, energjitë e rinovueshme kanë vuajtur pasojat e një prej verave më të nxehta dhe më të thata në kujtesën e gjallë. Lumenjtë janë duke u pakësuar, pa energji për të lëvizur hidrocentralet me kapacitet të plotë ose për të transportuar lëndë djegëse fosile.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Gjenden për herë të parë prova të dioksidit të karbonit në një ekzoplanet të largët!
Teleskopi i ri hapësinor i NASA-s ka ofruar imazhe mahnitëse të kozmosit që kur hyri në veprim këtë verë. Teleskopi Hapësinor James Webb ka zbuluar tashmë......

Moderna padit Pfizer dhe BioNTech për kopjimin e 'teknologjisë novatore' të vaksinave Covid!
Kompania amerikane e bioteknologjisë Moderna njoftoi të premten se po ngrinte një padi kundër gjigantëve farmaceutikë Pfizer dhe BioNTech për kopjimin e......

Kriza e energjisë në Evropë kapërcen krizën e gazit – BE ka nevojë për më shumë prodhim gjenerues
Europa tani po përballet me një krizë paralele të gazit dhe energjisë elektrike. Ndikimi i rritjes së kostos së gazit duke rritur çmimet e energjisë është......

Thatësira “gjunjëzon” ekonominë europiane - Probleme me prodhimet bujqësore, transportin, energjinë dhe zjarret
Europa po përjeton thatësirën e saj më të madhe në të paktën 500 vjet, me pothuajse dy të tretat e kontinentit në gjendje alarmi, tha së fundmi një agjenci e......

Rezerva Federale paralajmëron amerikanët - Powell: Lufta ndaj inflacionit mund të shkaktojë “dhimbje” për familjet dhe bizneset
Kreu i Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, përsëriti një premtim për të luftuar me forcë inflacionin që është ende afër nivelit të tij më të lartë në......

Kalifornia vetëm makina elektrike - Sipas rregullores së re, vendimi do të hyjë në fuqi duke nisur nga viti 2035
Bordi i Burimeve Ajrore të Kalifornisë (CARB) miratoi një rregullore gjithëpërfshirëse sipas të cilës nga viti 2035 të gjitha makinat e reja të shitura në......

Shpronësime në “Rrugën e Arbrit” – Rritet vlera e kompensimit për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i......

Citigroup i vë “drynin” Rusisë - Do të mbyllë operacionet e konsumatorëve dhe ato tregtare
Citigroup ka vendosur të mbyllë operacionet e saj bankare tregtare dhe lokale në Rusi, pasi dështoi të gjejë një blerës për bizneset, me shumicën e kërkuesve......