Europa Postuar më 19 Gusht 2023, 11:08

Çmime rekord të karburanteve në Itali - Vendi shënon taksat më të larta në Europë, 56% e çmimit

Nga SCAN TV
Çmime rekord të karburanteve në Itali - Vendi shënon

Mbi një euro benzina, 1.061 euro për të qenë të saktë dhe 921 cent një litër naftë. Midis TVSH-së 22% dhe akcizës, komponenti tatimor i karburanteve në Itali kap vlerën 56.6% të çmimit të gjelbër dhe 51.8% të naftës, duke u konfirmuar si më i larti në të gjithë Europën: më i larti ndonjëherë për naftën dhe i dyti për benzinën super, ku renditet vendi i dytë pas Finlandës.

Me çmimet e naftës dhe produkteve të rafinuara që janë rritur në dy javët e para të gushtit, janë rritur edhe çmimet në pikat e karburantit. Italianët që u nisën për pushime më 17 gusht blenëbenzinën mesatarisht 2.019 euro dhe naftën 1.928 në autostradë, ndërsa në rrugën e zakonshme shpenzohet më pak – 1.939 euro mesatarisht për benzinë dhe 1.827 euro për naftë.

Sipas shoqatës së shoqërive tregtare - rafinim, logjistikë, shpërndarje - rritjet e fundit varen nga rritja e çmimeve ndërkombëtare. Të dhënat konfirmojnë se çmimet industriale (para taksave) të benzinës dhe naftës janë ende përkatësisht 2.3 dhe 4.5 cent për litër më të ulëta se mesatarja europiane dhe shumë më të ulëta se ato të vendeve si Franca, Gjermania, Spanja, Holanda dhe Belgjika.

Pra, problemi janë taksat, kombinimi i akcizës dhe TVSH-së që rrit çmimin. Codacons ka shpallur gatishmërinë për të bërë një ankesë kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave me “paralajmërim për ngrirjen e të ardhurave nga akciza, 2.2 miliardë euro, të cilat, sipas tyre, përfaqësojnë një përvetësim dhe spekulim nga tregtimi i brendshëm ndaj konsumatorëve”. Apeli i përgjithshëm është që të reduktohen akcizat dhe besohet se çmimi i benzinës mund të bjerë me 20 cent pa pasoja negative për arkën e shtetit. Për shtetin, akcizat janë taksa themelore për të përballuar jetesën. Aq sa asnjë qeveri nuk ka ndërhyrë në mënyrë strukturore për këtë çështje.

Dispozita më e fundit është nga qeveria Draghi, menjëherë pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë dhe krizës me Rusinë, e cila është një nga eksportuesit kryesorë të naftës bruto: nga marsi deri në nëntor 2022 ajo vendosi një zbritje në akcizën prej 25 cent për litër, të cilat kishin një vlerë totale prej 30.5 cent me TVSH. Një dispozitë që qeveria Meloni nuk e ka rifinancuar dhe që ka përfunduar në janar 2023.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat