Chip prej mjalti - Ideja që synon të reduktojë mbeturinat elektronike!
Mjalti mund të jetë zgjidhje për mungesën globale të gjysëmpërçuesve dhe të kontribuojë në reduktimin e mbeturinave ekeltronike. Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjeron se mjalti mund të përdoret për të krijuar një chip për kompjuter ekologjik në gjendje të përpunojë dhe të memorizojë të dhënat duke imituar trurin e njeriut.
Të konsideruar nga disa ekspertë të sektorit si e ardhmja e informatikës, të ashtuquajturit sisteme neuromorfe janë shumë më të shpejtë dhe konsumojnë shumë më pak energji se kompjuterët tradicionalë. Inxhinierët e Uashington State University kanë gjetur një mënyrë për t’i bërë dhe më organikë.
Inxhinierët zbuluan se mjalti mund të përdoret për të krijuar një “memristore”, një përbërës të ngjashëm me një tranzistor që mund të përpunojë por dhe të magazinojë të dhënat në memorie. Bëhet fjalë për një pajisje shumë të vogël me një strukturë shumë të thjeshtë, por me funksione shumë të ngjashme me atë të një neuroni njerëzor. Kjo do të thotë se nëse arrihet të integrohen së bashku miliona ose miliarda të këtyre “memristore” prej mjalti, atëherë mund të transformohen në një sistem neuromorfik që funksionon si truri i njeriut.
Për këtë studimi mjalti është transformuar në një formë të ngurtë dhe është futur mes dy elektrodave metalike për të imituar një sinaps njerëzor. Sipas rezultateve të studimit, “memristore” e biodegradueshme e mjaltit është në gjendje të imitojë sinapset njerëzore dhe aftësinë e tyre për t’u ndezur dhe fikur shumë shpejt, duke ruajtur disa informacione.
“Memristore” e mjaltit ka një gjerësi të barabartë me atë të një floku njeriu. Në të ardhmen, ekipi planifikon t'i zhvillojë ato në shkallë nano, rreth 1/1000 e flokëve të njeriut, dhe të grupojë shumë miliona apo edhe miliarda së bashku për të krijuar një sistem kompjuterik të plotë neuromorfik.
Truri i njeriut ka më shumë se 100 miliardë neurone me më shumë se një milion miliard sinapse, ose lidhje, ndërmjet tyre. Çdo neuron është i aftë të përpunojë dhe ruajë të dhëna, gjë që e bën trurin shumë më efikas se një kompjuter tradicional, dhe zhvilluesit e sistemeve kompjuterike neuromorfike synojnë të imitojnë këtë strukturë.
Disa kompani, duke përfshirë Intel dhe IBM, kanë lëshuar tashmë çipa neuromorfikë që kanë ekuivalentin e mbi 100 milionë "neurone" për çip, por numri nuk është ende i afërt me atë të trurit.
Studiuesit thonë se memristorët e mjaltit që ata zhvilluan duhet të tolerojnë gjithashtu nivelet e ulëta të nxehtësisë së gjeneruar nga sistemet neuromorfike, të cilat nuk nxehen si kompjuterët tradicionalë. Për më tepër, memristorët e mjaltit do të ndihmonin në reduktimin e mbetjeve elektronike "duke krijuar sisteme neuromorfike të rinovueshme dhe të biodegradueshme".
SCAN
Sondazh

Çmimet e naftës rrisin fitimet - Pasi BE ndaloi shumicën e importeve të naftës nga Rusia
Çmimet e naftës zgjeruan fitimet të martën pasi BE ra dakord të ulë importet nga Rusia, duke nxitur shqetësimet për një treg më të shtrënguar tashmë për ofertë......

Nga nesër Italia heq certifikatën e gjelbër - Në prag të sezonit turistik, nuk do jetë i detyruar dokumenti i vaksinimit për të hyrë në vend
Sezoni veror për italianët dhe turistët që vendosin të kalojnë pushimet në Itali lehtësohet nga kufizimet e fundit kundër Covid. Ministri i Shëndetësisë,......

Ekonomia e Kosovës, në rritje me 4,4% - Ecuria kryesisht nga eksportet neto dhe sektorit publik, veçanërisht shpenzimeve kapitale
Pas një rritje dyshifrore prej 10.5% në vitin 2021, ekonomia e Kosovës pritet të shënojë një rritje më të moderuar, kryesisht si rezultat i tronditjeve në......

Transferimi i lejeve minerare, dalin procedurat: Lejohet kalimi për lejet e dhëna me konkurrim, miratimi përfundimtar “në dorë” të ministrit
Pas ndryshimeve ligjore, që i hapën rrugën transferimit të lejeve minerare, Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret dhe rregullat që duhet të ndiqen për......

Koncesioni i ri për aksin Thumanë–Kashar/ Kontrata e re, me mbështetje buxhetore dhe risqe fiskale për shtetin. Zgjatje me 22 vjet
Pavarësisht deklaratave të ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë, procedura e ndjekur për miratimin e kontratës......

KLSH i kallëzon penalisht, prokuroritë i pushojnë - Arben Shehu: Kemi ankimuar të gjitha dosjet e rrëzuara, duhet më shumë bashkëpunim
Fenomeni i pushimit të kallëzimeve penale të dërguara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Prokurori ka vijuar edhe gjatë vitit 2021. Gjatë raportimit vjetor në......

Shërbimet online, Shalsi vijon kritikat: 'Shumë institucione të papërgatitura, ka dhe nga ata që mbështesin biznesemenë'
Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Eduart Shalsi ka vijuar të martën kritikat e forta ndaj institucioneve që nuk janë përgatitur endet për ofrimin e......

Janar-prill, shqiptarët paguan 58 milionë dollarë sigurime - Numri i kontratave u rrit 24%, por kompanitë paguan më pak dëme se një vit më parë!
Tregu i sigurimeve ka shënuar rritje të fortë të arkëtimeve si dhe numrit të kontratave krahasuar me një vit më parë, por kompanitë kanë paguar më pak......