Shqipëria Postuar më 31 Maj 2022, 14:32

KLSH i kallëzon penalisht, prokuroritë i pushojnë - Arben Shehu: Kemi ankimuar të gjitha dosjet e rrëzuara, duhet më shumë bashkëpunim

Nga SCAN TV

Fenomeni i pushimit të kallëzimeve penale të dërguara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Prokurori ka vijuar edhe gjatë vitit 2021.

Gjatë raportimit vjetor në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, kreu i KLSH Arben Shehu tha se janë dërguar për gjykim 28 dosje, nga të cilat janë pushur 12, duke kërkuar më shumë angazhim nga të gjitha institucionet për parandalimin e shkeljeve nga punonjësit e administratës publike.

Nga auditimet e kryera gjatë vitit 2021, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbardhur një vlerë dëmi ekonomik prej 616 milionë eurosh.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat