Europa Postuar më 31 Maj 2022, 14:50

Nga nesër Italia heq certifikatën e gjelbër - Në prag të sezonit turistik, nuk do jetë i detyruar dokumenti i vaksinimit për të hyrë në vend

Nga SCAN TV

Sezoni veror për italianët dhe turistët që vendosin të kalojnë pushimet në Itali lehtësohet nga kufizimet e fundit kundër Covid. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, nuk do ta zgjasë më urdhëresën që parashikon detyrimin për të treguar lejen e gjelbër bazë (vaksina ose tampon) për ata që hyjnë në Itali, aktualisht e vlefshme deri më 31 maj. Nga 1 qershori, pra, lamtumirë certifikatën jeshile për ata që udhëtojnë drejt Italisë. Ndërkohë po afron 15 qershori kur detyrimi për të mbajtur maskë duhet të hiqet edhe në kinema, teatro dhe shfaqje të mbyllura. Por, detyrimi mund të mbetet ende për transportin, të paktën ato në distanca të gjata.

Lehtësimi i parë për turistët dhe të gjitha hyrjet në Itali kishte nisur në fund të prillit kur ministry I Shëndetësisë anuloi detyrimin për plotësimin e një formulari tip, i cili duhej të përmbante të gjithë informacionin e nevojshëm për të lokalizuar udhëtarin në rast të ndonjë infektimi nga Covid gjatë lëvizjes. Tani që nga 1 qershori edhe ky dokument shfuqizohet, me qëllim nxitjen e turizmit që po hyn këto javë në sezonin e plotë jo vetëm me qytetet e artit, por edhe me resortet e para që së shpejti pritet të kenë kapacitet të plotë.

Certifikata dixhitale Covid është ende e detyrueshme për të hyrë në Gjermani, Francë, Spanjë, Portugali. Por shumica e vendeve të BE-së tani kanë eliminuar kufizimet anti-Covid. Për të hyrë në Danimarkë, Norvegji, Suedi, Irlandë, Kroaci, Slloveni, Austri, Greqi, Holandë, Republikën Çeke, Sllovaki, Rumani, Bullgari, Estoni, Letoni, Lituani, Islandë, Zvicër, Luksemburg, udhëtarëve nuk u kërkohet të japin më shumë prova të vaksinimit, shërim nga Covid, ose një test negativ.

Përveç kësaj, më 15 qershor, detyrimi për të mbajtur maskë duhet të hiqet edhe në kinema, teatro dhe shfaqje të brendshme. Detyrimi mund të mbetet ende për transportin, të paktën ato në distanca të gjata si trenat me shpejtësi të lartë dhe aeroplanët.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat