Çfarë e krijoi krizën e ujësjellësve?

Një nga sektorët më jetikë për vendin por edhe me problematikën më të madhe është sektori i furnizimit me ujë dhe kanalizime. Ky sektor po përballet prej vitesh me një problematikë të trashëguar, atë të borxheve, që vjen nga një seri arsyesh komplekse. Në emisionin “Ekonomia 3D”, u analizua situata sesi janë akumuluar borxhet e ndërmarrjeve të ujësjellësve ndërvite dhe se çfarë parashikohet në reformën e re.
Sektori po trashëgon një performancë të dobët komerciale, të kombinuar me nivele të larta të humbjeve të ujit, ku ndikim ka patjetër edhe fakti që rrjeti është i amortizuar pasi ka rreth 60 vite që është ndërtuar.
Kjo ka bërë që ndër vite shoqëritë e ujësjellësit në vend të zotëruara në masën 100 % nga bashkitë, të kenë një normë të lartë të ujit pa të ardhura, që kalon në disa raste nivelin 60 %.
E si rrjedhojë shoqëritë e ujësjellësve jo vetëm nuk arrijnë të mbulojnë kostot operative direkte por edhe kanë krijuar vazhdimisht borxhe të larta ndaj subjekteve buxhetore dhe jobuxhetore, detyrime të larta për kredi për të cilat shteti ka dalë garant si dhe nevoja shumë të larta për financime e investime me qëllim garantimin e furnizimit të popullatës me ujë.
Një problematikë e ngjashme, ishte konstatuar dhe më herët me njësitë e pushtetit vendor, gjë që solli detyrimin për të ndërhyrë me një reformë që në thelb solli reduktimin e njësive dhe krijimin e bashkive më të mëdha dhe më të fuqishme financiarisht, duke dalë nga problematika e trashëguar e borxheve të akumuluara ndër vite.
E njëjta filozofi duket se u ndoq edhe me ujësjellësit.
Të gjendur përballë situatës së borxheve të akumuluara ndër vite, nevojës së madhe për investime dhe nevojës për përmirësimin e ofrimit të shërbimit më cilësor për qytetarët, në vitin 2022 nisi të aplikohej një reformë e re.
Në thelb reforma parashikonte reduktimin e ujësjellësve nga 58 në 15 të tillë. Gjatë diskutimeve për këtë reformë, u theksua synimi për të krijuar shoqëri të konsoliduara me strukturë të përbashkët me fokus eficencën ekonomike nëpërmjet ekonomive të shkallës, aksesin në burimet ujore dhe menaxhimin e integruar të këtyre burimeve si dhe përmirësimin e performancës së treguesve tregtarë të ujësjellës kanalizimeve.
Praktikisht reforma solli bashkimin e ujësjellësve duke krijuar shoqëri me kapacitete të shtuara dhe me mundësinë për të performuar më mirë ekonomikisht. Pjesë thelbësore e ndryshimeve që solli reforma e vitit 2022 ishte edhe ndryshimi i pronësisë së tyre, duke bashkuar qeverinë vendore( bashkitë) me qeverinë qendrore (Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë) që zotëron 51 % të aksioneve në kompanitë e reja të ujësjellës kanalizimeve që janë krijuar si rrjedhojë e reformës.
Cila është situata e borxheve të ujësjellësve pas Reformës
Reforma e ujit ka nisur të aplikohet tashmë dhe shoqëritë e ujësjellësve kanë filluar që të funksionojnë si shoqëri rajonale prej 6 muajsh.
Por çfarë ka ndodhur në këto 6 muaj me shëndetin financiar të këtij sektori?
Referuar të dhënave zyrtare, rezulton se në total, niveli i humbjeve apo uji pa të ardhura, është reduktuar nga 69.1 % që ishte në janar të këtij viti në 64.4 përqind në qershor të këtij viti.
Pra, vetëm në 6 muaj konstatohet një përmirësim me 5 %.
Një problematikë tjetër e sektorit kanë qenë detyrimet e prapambetura për faturat e energjisë.
Ajo që rezulton nga shifrat zyrtare është se 8 shoqëri rajonale të ujësjellës kanalizimeve, kanë likujduar me 100 % borxhet për energji ndërsa të tjerat e kanë reduktuar atë. Borxhi i trashëguar i energjisë rezulton se është reduktuar me 13.8 milionë lekë.
Një zë tjetër i rëndësishëm i borxheve të ujësjellësve të vjetër që u janë trashëguar shoqërive të reja rajonale kanë qenë detyrimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve, pagat e prapambetura si dhe detyrimet ndaj kontrakjtorëve për mallra dhe shërbime.
Referuar të dhënave zyrtare, rezulton se deri më tani janë likujduar më shumë se 217 milionë lekë detyrime për sigurime shoqërore dhe shëndetësore, rreth 119.5 milionë lekë detyrime ndaj tatimeve, 51.3 milionë lekë paga të prapambetura dhe 210.5 milionë lekë detyrime ndaj kontraktorëve për mallra dhe shërbime, përjahstuar Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU).
Por ajo që rezulton është se asnjë prej shoqërive rajonale të krijuara nga reforma e ujësjellës kanalizimeve, nuk ka krijuar borxhe të reja por vetëm kanë shlyer borxhet e trashëguara nga shoqëritë e shkrira.
Paralelisht me shlyerjen e borxheve, në qershor ka nisur një aksion kundër informalitetit në sektorin e ujit.
Nga qershori deri në fillim të gushtit rezulton se janë kryer mbi 13 mijë verifikime në subjekte private, ku janë bërë 120 denoncime për lidhje të paligjshme, 1334 ndërprerje të shërbimit për klientë debitorë, 318 marrëveshje për pagesa me këste të dteyirmeve, 1262 matësa të parregullt që paralelisht janë zëvëndëuaar dhe 392 rikategorizme për faturimin.
Sa i përket subjekteve familjarë, rezulton se janë bërë 1786 marrëveshje për pagesë me këste të detyrimeve të pashlyera.
https://youtu.be/keRNRb6473w
Sondazh

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, çfarë mbulohet e çfarë jo - Nuk dëmshpërblehen dëmet shëndetësore, orenditë shtëpiake, humbjet financiare të bizneseve
Ndërsa Ligji që detyron sigurimin e banesave nga tërmeti ka hyrë në fazë të avancuar dhe është nxjerrë për konsultim publik, ai përcakton se subjektet do......

Taksa mbi fitimin e prodhuesve të energjisë - Në 5 muaj u arkëtuan në buxhet rreth 4 mld lekë
Qeveria ka mbledhur rreth 29.2 mld lekë nga tatimi mbi fitimin gjatë 5- mujorit të parë të këtij viti, duke shënuar rritje në raport me 2022. Kontribut në këtë......

Paga në shtet 900 euro, kostot në buxhet 1 mld Euro - Nga 84.7 Mld lekë në vitin 2022, shpenzimet e personelit do kalojnë 100 Mld në 2026
Ambicia e Qeverisë për të ngritur në 900 euro pagën mesatare të punonjësve të administratës publike do të peshojë rëndë në buxhetin e shtetit. Scan Televizion......

ISHTI, probleme me e-inspektimin - Auditimi i KLSH: Ndikim negativ në ofrimin e shërbimeve dhe saktësinë e të dhënave
Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial hasin një sërë problemesh me sistemin elektronik gjatë ushtrimit të kontrolleve të subjekteve, duke......

Lidhja e Shqipërisë nga veriu në jug me Korridorin Blu, Balluku: Thumanë-Kashar ka arritur mbi 40 %, në vjeshtë gara për Milot-Balldren
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook se kanë nisur punimet për të......

Turizmi, rritja më e ulët e çmimeve ndër vite - E thotë INSTAT: Hotelet u shtrenjtuan vetëm 1.5%, argëtimi 2.7% dhe 5.1% restorantet
Sipas shifrave më të fundit të Institutit të Statistikave mbi indeksin e çmimeve të konsumit, çmimet në sektorin e turizmit këtë sezon veror janë rritur me një......

Prodhimi i një makine në 40 sekonda! - Rekordi i ri botëror vendosur nga Tesla në fabrikën gjigante të Shangait
Fabrika gjigante e Tesla në Shangai mund të prodhojë një Model 3, ose Model Y çdo 40 sekonda. Shpejtësia e jashtëzakonshme e prodhimit tejkalon edhe atë të......

Shitjet e shampanjës po “lulëzojnë” - Por, shija së shpejti mund të ndryshojë falë ndryshimeve klimatike
Temperaturat në rritje në Europë dhe moti gjithnjë e më i paqëndrueshëm po ngjallin frikën se rajoni i Shampanjës në Francë mund të bëhet i papërshtatshëm për......