CEO i ri i Starbucks do të shkojë në zyrë me avion - Zgjedhja e re e kompanisë ka sjellë reagime nga kritikët

Kristi Ceta/SCAN
CEO i ri i Starbucks, Brian Niccol do të udhëtojë gati 1,600 km nga shtëpia e tij në Newport Beach, Kaliforni deri në selinë e kompanisë në Seattle me një avion të korporatës.
Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme nga kritikët, të cilët vunë në dukje në mediat sociale kontrastin midis qëndrimit publik të kompanisë për çështjet mjedisore dhe stilit të jetesës së drejtuesve të saj të lartë. Niccol do të marrë detyrën në krye të rrjetit më të madh të kafeneve në botë më 9 shtator.
Sipas kontratës, atij nuk do t’i kërkohet të zhvendoset në selinë e Kompanisë, por do i duhet të udhëtojë nga vendbanimi në selinë e Kompanisë sipas nevojës për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tij. Dokumenti thotë se ai do të ketë të drejtë të përdorë avionin e kompanisë për "udhëtime të lidhura me biznesin" dhe për "udhëtime midis qytetit të tij të banimit dhe selisë së kompanisë."
Starbucks tha gjithashtu se do të krijojë kushtet për një zyrë të vogël në Newport Beach, që Niccol ta përdorë kur të punojë nga Kalifornia. Vihet re se kompania ka një politikë hibride të punës, që do të thotë se punonjësit duhet të jenë në zyrë të paktën tre ditë në javë.
Sipas kushteve të kontratës, paga bazë vjetore e Niccol do të jetë 1.6 milionë dollarë. Për më tepër, ai mund të marrë një bonus të lidhur me performancën e kompanisë, që mund të jetë deri në 7.2 milionë dollarë. Ai gjithashtu do të marrë deri në 23 milionë në vit nga aksionet e Starbucks.
Sondazh

Projekti i BE për eleminimin e karbonit - Objekti synon të largojë 100,000 ton CO2 në vit
Kristi Ceta/SCAN Projekti i parë në tokë për eleminimin e dioksidit të karbonit në Bashkimin Evropian do të realizohet nga ndërmarrjet e ruajtjes së......

Polonia lëshon satelitin e parë në hapësirë - Misioni u realizua për qëllime kërkimore dhe monitorimi
Kristi Ceta/SCAN Shkenca dhe teknologjia hapësinore polake arritën një moment historik me lëshimin e suksesshëm të satelitit EagleEye në orbitën e......

Zvicra, në grupin evropian të sigurisë kibernetike - Qeveria synon koordinim më të madh me partnerët
Kristi Ceta/SCAN Zvicra ka vendosur t'i bashkohet Organizatës Evropiane të Sigurisë Kibernetike (ECSO). Qeveria tha se ky vendim do të forconte......

63% e bizneseve gjobiten nga ankesat e punonjësve - Rritet numri i inspektimeve, infromaliteti vijon të jetë shqetësim
Elisabeta Dosku/ SCAN Bizneset në vend përballen me masa administrative nëse nuk respektojnë legjislacionin e punës në fuqi, kur ky fakt del na pah jo vetëm......

OSHEE, 465 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar-qershor, 112 mln lekë më shumë se 6-mujori 2023
Ola Mitre / SCAN Vlera e kamatvonesave për fatuara të energjisë elektrike u ul në 6 muajt e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti......

Dy centrale diellore publike, projekte prioritare - Impiantet në Belsh dhe Vaun e Dejës, kosto totale e ndërtimit është 53.8 mln euro
Ola Mitre / SCAN Dy impiante të reja publike për prodhimin e energjisë elektrike janë pjesë e listës unike të projekteve me rëndësi kombëtare 2025......

Mobileritë, "bum" importesh në korrik - Morëm nga jashtë rreth 1.5 miliardë lekë produkte, rekord historik
Xhorxhina Deda/SCAN Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin Korrik të këtij viti flasin për ndryshime mjaft interesante sa i përket kapitujve të......

Mbi 8 mijë pensionistë më shumë përfitues nga skema - Cilat janë kategoritë që mbulohen me financim nga buxheti?
Elisabeta Dosku/ SCAN Numri i pensionistëve që përfitojnë trajtim financiarë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm në gjysmën e parë......