63% e bizneseve gjobiten nga ankesat e punonjësve - Rritet numri i inspektimeve, infromaliteti vijon të jetë shqetësim

Elisabeta Dosku/ SCAN
Bizneset në vend përballen me masa administrative nëse nuk respektojnë legjislacionin e punës në fuqi, kur ky fakt del na pah jo vetëm nga inspektimet rutinë por edhe nga ankesat që depozitojnë punonjësit.
Referuar të dhënave zyrtare të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, rezulton se përgjatë periudhë janar-korrik 2024, janë ndërmarrë 261 inspektime më shumë për respektimin e standardeve të punës sipas legjislacionit në fuqi nga bizneset apo me një rritje prej 4.6% krahasuar me një vit më parë.
Të dhënat tregojnë se inspektimet për ankesat janë rritur me 31%, ku 63% prej tyre rezultuan me masa administrative si pezullim, paralajmërim apo gjobë për bizneset që kanë kryer shkelje në “kurriz” të punonjësve të tyre.
Informaliteti gjithashtu vijon të jetë një shqetësim që rëndon mbi fuqinë punëtore, pasi shpesh detyrohen të punojnë të pa deklaruar, duke humbur kështu çdo lloj përfitimi që vjen nga të qenit pjesë e sistemit tatimor.
Punëmarrësit informalë të identifikuar gjatë proceseve inspektuese rezultojnë në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë në masën 52 %.
Konkretisht janë 1,524 punëmarrës informal të futur në skemë gjatë procesit inspektues nëpërmjet marrjes së masës urgjente “Pezullim Aktiviteti” duke dhënë kontribut për sigurime shoqërore dhe shëndetësore minimalisht + 17 milionë lekë në muaj pas deklarimit në buxhet.
Sipas të dhënave zyrtare, 33% e inspektimeve kanë përfunduar me masa administrative, +24% inspektime më shumë krahasuar me 2023.
Sondazh

OSHEE, 465 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar-qershor, 112 mln lekë më shumë se 6-mujori 2023
Ola Mitre / SCAN Vlera e kamatvonesave për fatuara të energjisë elektrike u ul në 6 muajt e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të një viti......

Dy centrale diellore publike, projekte prioritare - Impiantet në Belsh dhe Vaun e Dejës, kosto totale e ndërtimit është 53.8 mln euro
Ola Mitre / SCAN Dy impiante të reja publike për prodhimin e energjisë elektrike janë pjesë e listës unike të projekteve me rëndësi kombëtare 2025......

Mobileritë, "bum" importesh në korrik - Morëm nga jashtë rreth 1.5 miliardë lekë produkte, rekord historik
Xhorxhina Deda/SCAN Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin Korrik të këtij viti flasin për ndryshime mjaft interesante sa i përket kapitujve të......

Mbi 8 mijë pensionistë më shumë përfitues nga skema - Cilat janë kategoritë që mbulohen me financim nga buxheti?
Elisabeta Dosku/ SCAN Numri i pensionistëve që përfitojnë trajtim financiarë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm në gjysmën e parë......

Ndërtuesit “padisin” çmimet e referencës për banesat - Kërkohet shfuqizimi i dy pikave të vendimit. Shqyrtimi në Kushtetuese më 13 Shtator
Elisabeta Dosku/ SCAN Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ka dorëzuar një kërkesë padi në Gjykatën kushtetuese ku kërkon shfuqizimin e pjesshëm të......

Verërat europiane në luftë për mbijetesë pasi nxehtësia ekstreme po dëmton ndjeshëm prodhimin!
Edel Strazimiri / SCAN Vjelja e verës e këtij viti është në lulëzim të plotë në ishullin shumë të njohur grek të Santorinit, por për prodhuesit vendas,......

Java mbyllet në rritje për valutat kryesore!
Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë në rritje pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 99.7 lekë dhe është shitur me 100.4 sipas kursit......

Vijon zhvendosja e shqiptarëve drejt lekut - BSH: Për 6-mujorin, pesha e kredisë në monedhën vendase u rrit në 72.4%
Lidion Kulla /SCAN Zhvlerësimi i monedhës europiane gjatë këtij viti në raport me lekun në tregun e brendshëm valutor, ka bërë që individët të......