Mbi 8 mijë pensionistë më shumë përfitues nga skema - Cilat janë kategoritë që mbulohen me financim nga buxheti?

Elisabeta Dosku/ SCAN
Numri i pensionistëve që përfitojnë trajtim financiarë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, të siguruara nga SCAN TV, bëjnë me dije se deri në Qershor 2023, numri i pensionistëve përfitues ka arritur në 713.333 individë, me një rritje prej 8334 përfitues më shumë se fundviti që lamë pas.
Në këtë kategori përfshihen pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare. Në krahasim me Dhjetorin 2023, numri i pensioneve të pleqërisë ka pësuar një rritje me 8420 përfitues më shumë, duke e çuar numrin total në 599.069 të moshuar në vend, numri i pensioneve të invaliditetit ka rënë me 290, duke regjistruar një numër total prej 66.305 dhe numri i pensioneve familjare është rritur me 201, duke bërë që nga kjo kategori të jenë rreth 47.959 përfitues.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve shoqërore, në Qershor 2024 skema financon edhe 65.071 pensione suplementare me një rritje prej 644 të tilla në raport me dhjetor 2023. Në këtë kategori përfshihen përfitimet për sigurimin suplementar shtetëror, sigurim suplementar i ushtarakëve, trajtim i veçantë i punonjësve të nëntokës, trajtim i veçantë për pilotë fluturues në pension, statusi “dëshmor i atdheut”, trajtim i veçantë për punonjësit e industrisë ushtarake dhe i detarëve të nëndetëseve në pension, statusi “profesor, “naftëtar”, “metalurg” si dhe statusi “fëmijë në përkujdesje të shtetit”.
Po ashtu mbulohen shpenzimet edhe për 3854 pensione të tjera ku përfshihen pensione të posaçme shtetërore, veteranë dhe invalidë të luftës, invalidë të punës që marrin rimbursim karburanti si dhe pensione sociale.
Nga të gjitha këto skema, totali i përfituesve në fund të Qershorit 2024 rezulton 796.563 me një rritje prej 7136 përfitues në raport me Dhjetorin 2024.
Referuar treguesve fiskale të Ministrisë së Financave, shpenzimet e buxhetit të shtetit për sigurime shoqërore në fund të korrikut 2024 janë 99.7 miliardë lekë, duke regjistruar rritje me 6.7 miliardë lekë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sondazh

Ndërtuesit “padisin” çmimet e referencës për banesat - Kërkohet shfuqizimi i dy pikave të vendimit. Shqyrtimi në Kushtetuese më 13 Shtator
Elisabeta Dosku/ SCAN Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ka dorëzuar një kërkesë padi në Gjykatën kushtetuese ku kërkon shfuqizimin e pjesshëm të......

Verërat europiane në luftë për mbijetesë pasi nxehtësia ekstreme po dëmton ndjeshëm prodhimin!
Edel Strazimiri / SCAN Vjelja e verës e këtij viti është në lulëzim të plotë në ishullin shumë të njohur grek të Santorinit, por për prodhuesit vendas,......

Java mbyllet në rritje për valutat kryesore!
Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë në rritje pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 99.7 lekë dhe është shitur me 100.4 sipas kursit......

Vijon zhvendosja e shqiptarëve drejt lekut - BSH: Për 6-mujorin, pesha e kredisë në monedhën vendase u rrit në 72.4%
Lidion Kulla /SCAN Zhvlerësimi i monedhës europiane gjatë këtij viti në raport me lekun në tregun e brendshëm valutor, ka bërë që individët të......

Për çfarë e përdorën shqiptarët kredinë? - BSH: Huaja për blerje banesash dhe konsum, përmirësim të ndjeshëm
Lidion Kulla/SCAN Kredia për blerjen e banesave dhe ajo për konsum kanë shfaqur përmirësim të ndjeshëm në gjysmën e parë të këtij viti, me një rritje......

Rritja e çmimeve “largon” vajin e ullirit nga tavolina - Spanjollët, të detyruar ta zëvendësojnë me produkte më të lira
Kristi Ceta/SCAN Në fund të vitit 2023, vaji i ullirit konsumohej kryesisht nga familjet e klasës së mesme dhe të lartë në Spanjë, që është prodhuesi......

Greqi, investimet e huaja direkte ulen me 14% - Viti i kaluar regjistroi rënien më të madhe me mbi 50%
Kristi Ceta/SCAN Investimet e huaja direkte arritën në 2,097 miliardë euro në gjysmën e parë të këtij viti, më pak se 2,434 miliardë euro të së njëjtës......

Kina do të ndërtojë fabrikë të baterive litium në Turqi - Pekini investon 500 mln USD për sipërmarrjen e përbashkët
Kristi Ceta/SCAN Kompania kineze Ganfeng Lithium njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin kryesor turk të baterive klasike për të......