Kina do të ndërtojë fabrikë të baterive litium në Turqi - Pekini investon 500 mln USD për sipërmarrjen e përbashkët

Kristi Ceta/SCAN
Kompania kineze Ganfeng Lithium njoftoi se ka nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin kryesor turk të baterive klasike për të investuar 500 milionë dollarë në një objekt të përbashkët për prodhimin e baterive të litiumit.
Jiangxi Ganfeng Battery Technology, si një degë e Ganfeng Lithium dhe prodhuesit turk të baterive Yigit Aku, do të ndërtojë një linjë prodhimi turke me kapacitet vjetor të barabartë me rreth pesë gigavat-orë energji.
Përveç linjës së prodhimit të baterive, projekti përfshin edhe paketimin e tyre në Turqi.
Yigit Aku, një kompani e themeluar në vitin 1976 në Ankara, ka katër fabrika prodhuese dhe dy qendra kërkimi dhe zhvillimi. Është prodhuesi, eksportuesi e ricikluesi më i madh i baterive në Turqi dhe bashkëpunon me më shumë se 500 partnerë në mbi 100 vende.
Ndërmarrja e përbashkët e kontraktuar përfshin hapjen e qendrave të reja shkencore dhe zhvillimore me fokus në teknologjitë e reja dhe shkëmbimin e pronësisë intelektuale në fushën e teknologjive të avancuara të baterive litium.
Bëhet fjalë edhe për bateritë e automjeteve elektrike me elektrolit të ngurtë (ASSB), bateritë me fuqi të lartë për automjetet e rënda dhe bateritë për transport detar dhe aeronautikë.
Vetë Turqia nuk ka rezerva të mëdha litiumi, por Kina ka rezerva të forta të brendshme, një pjesë e madhe e të cilave janë në Rrafshnaltën Tibetiane. Megjithatë, shteti aziatik është një importues i madh i litiumit, kryesisht nga Australia, Kili dhe Argjentina. Pekini është përpunuesi më i madh i metalit në botë dhe prodhuesi më i madh i baterive të litiumit.
Sondazh

Gjermania vuan mungesën e fuqisë punëtore - Një e treta e kompanive nuk gjen kandidatë të kualifikuar
Kristi Ceta/SCAN Ekonomia gjermane është ende e rrënuar nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar, sipas një raporti të publikuar nga Instituti për......

Zbulohet diamanti 2.492 karat - Botsvana, lider global në këtë industri
Kristi Ceta/SCAN Lucara Diamond Corp ka njoftuar gjetjen e një diamanti të rrallë 2.492 karat në minierën Karowe në Botsvanë. Ky zbulim i......

Shqipëria fiton një tjetër arbitrazh ndërkombëtar - Ndaj kompanisë austriake IVICOM Holding GmbH për ndërtimin e TEC-it të Korçës
Shqipëria ka fituar një tjetër përballje në arbitrazhin ndërkombëtar me kompani të cilat kanë pasur pretendime për shkelje të kontratave nga ana e shtetit......

Industria “mbron” pr.ligjin për importin e mbetjeve - Shkodra: Mjafton kontrolli i shtuar, të bëhet vetëm në doganën e Durrësit
Ola Mitre / SCAN Lejimi i importit për një kategori mbetjesh ka qenë një kërkesë e bërë më herët nga industritë prodhuese dhe ricikluese në vend, në......

Me çfarë i “josh” Shqipëria investitorët e huaj? - Nga fuqia e lirë punëtore, tek rinia dhe incentivat fiskale
Elisabeta Dosku/ SCAN “Sill biznesin tënd në Shqipëri! Përmes një broshure të dizenjuar veçanërisht për investitorët e huaj, Agjencia Shqiptare e......

Ujësjellësit në zonat turistike - Hapet tenderi, ndërhyrje në rrjetin ekzistues të Gjirit të Lalzit
Ola Mitre/SCAN Zona turistike e Gjirit të Lalzit dhe fshatrat Rrotull, Fushë Draç dhe Shënpjetër do të furnizohen 24 orë me ujë, pas inevstimit që......

Restorantet dhe hotelet, Shqipëria më e lira në rajon - Eurostat: Norma e rritjes së çmimit për këtë grup regjistrohet në 2.2%
Xhorxhina Deda/SCAN Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik të këtij viti u vlerësua në 2.5%. Kjo normë e......

Cilët sektorë u kredituan më shumë? - Kryesojnë tregtia dhe industria përpunuese
Lidion Kulla/SCAN Bankat kanë rritur financimin e bizneseve në të gjithë sektorët e ekonomisë, por rritja më e lartë vihet re në sektorin e tregtisë.......