Restorantet dhe hotelet, Shqipëria më e lira në rajon - Eurostat: Norma e rritjes së çmimit për këtë grup regjistrohet në 2.2%

Xhorxhina Deda/SCAN
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik të këtij viti u vlerësua në 2.5%. Kjo normë e vendos vendin tonë poshtë mesatares së Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit, por më lart se vende si Çekia, Qipro, Malta, Italia apo Sllovenia. Të dhënat tregojnë se kontributin kryesor në këtë normë vijojnë ta japin ushqimet, ndërkohë më pak ndikim patën grupe si transporti, komunikimi, shërbimi arsimor apo hotelet.
Bazuar në të dhënat e "Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve" nga EUROSTAT, “Scan Intel” është ndalur në normën e inflacionit të grupit “Hotele dhe restorante” për muajin Korrik të këtij viti. Për këtë grup norma e inflacionit në vendin tonë vlerësohet në 2.2%, duke u renditur mes vendeve të fundit në Europë dhe rajon. Mesatarja e Bashkimit Europian vlerësohet në 5.1%, ndërkohë renditjen e udhëheq Maqedonia e Veriut me normën më të lartë të rritjes së çmimeve deri në 23.4%.
Kroacia, Rumania dhe Bullgaria ndjekin si vendet më të shtrenjta sa i përket këtij grupi për muajin Korrik. Në nivel rajoni, pas Meqedonisë së Veriut, renditet Serbia me një normë prej 9%. Ndërkohë, Mali i Zi renditet poshtë mesatares europiane, por më i shtrenjtë se Shqipëria. Kjo e bën Shqipërinë më të favorizuar për t’u vizituar nga turistët e huaj, gjë që është reflektuar edhe në shifrat e numrit të hyrjeve në vend apo numrit të vizitorëve në strukturat akomoduese.
Danimarka, Zvicra dhe Letonia janë vendet më të lira, me një normë inflacioni nga 1.8% deri në 2%, sipas të dhënave të Eurostat. Norma e inflacionit për këtë grup në vendin tonë është ulur, krahasuar me të njejtin muajn të një viti më parë, ku regjistrohej në 4.5%.
Sondazh

Cilët sektorë u kredituan më shumë? - Kryesojnë tregtia dhe industria përpunuese
Lidion Kulla/SCAN Bankat kanë rritur financimin e bizneseve në të gjithë sektorët e ekonomisë, por rritja më e lartë vihet re në sektorin e tregtisë.......

Karburanti “lumë”, rekord konsumi gjatë - Korrikut Analiza/ Në 5 vite, regjistrohet sasia më e lartë e zhdoganimeve
Elisabeta Dosku/ SCAN Numri i lartë i turistëve të huaj në vendin tonë si dhe shkurtimi i distancave përmes investimeve rrugore drejt bregdetit por......

Kriza e qirave në Gjermani: Qytetarët thirrje qeverisë për kontroll mbi çmimet e apartamenteve të mobiluara!
Edel Strazimiri / SCAN Shoqata e Qiramarrësve të Berlinit thotë se një nga faktorët që e bën më të vështirë gjetjen e një shtëpie afatgjatë është sasia......

Ndotja nga drita: Si ndikon ndriçimi artificial gjatë natës në shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve?!
Edel Strazimiri / SCAN Ndotja nga drita është një problem i njohur: efektet e ndriçimit artificial në qytetet tona gjatë natës në shëndetin e njerëzve,......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan duket se ka vijuar kurbën zbritëse edhe këtë të enjte teksa është blerë sot me 89.3 lekë dhe është shitur me 90.3 lekë nga dita e djeshme......

Vdekjet nga temperaturat ekstreme do të rriten - Shkëncëtarët bëjnë thirrje për marrjen e masave parandaluese
Kristi Ceta/SCAN Të nxehtit dhe të ftohtit ekstrem shkaktojnë afërsisht 407,500 vdekje në Evropë çdo vit, dhe nëse nuk bëhet asgjë më tej për të......

Biznesi i madh përshpejton rritjen e kreditimit - Raporti për 6-mujorin e parë. Ndikuan projektet infrastrukturore të qeverisë
Lidion Kulla/SCAN Financimi i bizneseve nga bankat është rritur ndjeshëm në gjashtëmujorin e parë të vitit, duke reflektuar gatishmërinë më të lartë të......

Polonia kalon Kinën për blerjet e produkteve gjermane - Gjermania synon reduktimin e varësisë nga tregu kinez
Kristi Ceta/SCAN Eksportuesit gjermanë shitën më shumë mallra në Poloni se sa në Kinë në gjysmën e parë të vitit, në një përpjekjeje diversifikimi, që......